Qindra fëmijë dhe të rritur iu bashkuan kortezhit festiv me fytyrat e bamirësve të Veliko Tërnovës. Ai filloi nga kisha historike “40 Martirët e Shenjtë” dhe vazhdoi deri në qendër të qytetit.
Në fjalimin e tij, Mitropoliti i Veliko Tërnovos, Grigorij, i bekoi të pranishmit me fjalët: “Veliko Tërnovo shpërndaftë dritën e kulturës, iluminizmit dhe dashamirësisë. Trinia e Shenjtë të mbrojë çdo shtëpi në Tërnovo dhe nga këtu të mbrojë çdo shtëpi të atdheut tonë”, raportoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Festa e qytetarëve të Tërnovos i kushtohet fitores në betejën e Kllokotnicës në vitin 1230. Rreth monumentit “Nëna Bullgaria”, Shoqata “Tradita” prezantoi kryeqytetin e vjetër ndër shekuj me objekte dhe kostume autentike të së kaluarës. “Ka diçka për të kujtuar, ka diçka me të cilën duhet të krenohemi, duhet ta njohim kujtesën tonë stërgjyshore”, theksoi historiani Doc. Milen Mihov.
Festimet në qytet vazhdojnë gjatë gjithë ditës me koncerte, ekspozita dhe shfaqje.
Foto: Zdravka Masljankova - BNRNatën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..
Protesta e punonjësve në transportin publik të kryeqytetit, i cili e ka bllokuar kryeqytetin që nga mëngjesi, po vazhdon, tha për Radio Sofjen kryetari i Federatës së Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB),..
Programi i menaxhimit të qeverisë përfshin 100 prioritete, të shpërndara në 19 sektorë, me një vizion për një mandat të plotë katërvjeçar menaxhimi. Kjo u njoftua nga Kryeministri Rosen Zheljazkov, i cili paraqiti një raport mbi atë që qeveria..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Kryetarja e Parlamentit, Natalija Kisellova, ia kthen kërkesën për referendum mbi euron Presidentit Rumen Radev, raportoi NOVA. Burime të BNR-së e..
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë..