Në turneun në Antalia të Turqisë, tenistja bullgare Denisllava Gllushkova vazhdon paraqitjen e saj madhështore. Sofjanasja shënoi fitoren e tetë radhazi dhe u kualifikua në gjysmëfinalen teke. Për një orë e 44 minuta, Gllushkova fitoi 6:2, 6:2 ndaj Ekaterina Pereligina nga Austria. Për një vend në finale, me një fond shpërblyes prej 15 mijë dollarësh, Denisllava do të luajë kundër Anna Siskova nga Çekia, e cila zuri vendin e dytë n[ renditje.
Një javë më parë, Glushkova fitoi titullin për teke në një turne tjetër për femra në Antalia, sërish me një fond çmimesh prej 15 mijë dollarësh.Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Georgi Ivanov-Gonzo njoftoi se Aleksandër Dimitrov është trajneri i ri i ekipit kombëtar. Ish-trajneri i ekipit të të rinjve të vendit do ta udhëheqë skuadrën kombëtare në ndeshjen kualifikuese kundër Turqisë..
Nga 23 deri më 30 shtator, në të gjitha shtetet anëtare të BE-së zhvillohet iniciativa Java Evropiane e Sportit. Me këtë rast, në kryeqytetin Sofje, në arenën “Asics Arena”, do të organizohet një panair sportiv dyditor, njoftoi në Facebook Ministria..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi Titullin Botëror në kategorinë 94 kg dhe vendosi një rekord të ri botëror në shtytje , duke ngritur 222..