Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e Nënës së Krishterë është Ungjillëzimi

Foto: pravoslavieto.com

Çdo vit, më 25 Mars, Kisha shënon një nga festat e saj më të ndritshme – Ungjillëzimi i Hyjlindëses. I shënuar nga lajmi i mirë i ngjizjes së papërlyer, ai personifikon mëshirën e pafund të Zotit për njerëzit dhe veçanërisht për gruan  nënë, të bekuar për të mbajtur jetën e re. Më e pastra ndër virgjëreshat u zgjodh për të lindur Jezu Krishtin, i cili do t'i kthejë fëmijët e dashur të Perëndisë në Mbretërinë e Qiellit. Me ngjizjen e papërlyer të Virgjëreshës Mari, me hirin e Zotit, shenjtërohet barku i saj, si dhe e gjithë natyra femërore. Si festë e Shën Mërisë, Ungjillëzimi është Dita e Nënës, e ngritur në një piedestal të lartë në sytë e njerëzve dhe vetë Krijuesit.

“Ungjillëzimi është një nga festat e mëdha të kishës sonë ortodokse, kushtuar Nënës së Bekuar të Zotit, e cila është modeli i të gjitha nënave të krishtera”, thotë teologia dhe autore e letërsisë së krishterë Aleksandra Karamihaleva në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë:

"Kjo është për të gjithë ne, një festë e shpresës së justifikuar që Shpëtimtari ynë i premtuar pas Rënies do të lindë në mish dhe do të shlyejë fajin e racës njerëzore. Rruga jonë për në Parajsë, për në Mbretërinë e Perëndisë do të jetë përsëri e hapur për të gjithë ndjekësit besnikë të Krishtit Shpëtimtar. Këtu, ndoshta, është vendi për të vënë në dukje se mëmësia nuk ishte pjesë e planeve të Virgjëreshës së Bekuar, e cila që në fëmijërinë e saj të hershme iu përkushtua Zotit dhe bëri një betim se do t'i shërbente Zotit në virgjëri gjatë gjithë jetës së saj. Mirëpo, pa asnjë hezitim, ajo iu përgjigj lajmit të mirë të Shën Kryeengjëllit Gabriel: "Ja shërbëtorja e Zotit. U bëftë tek unë sipas fjalës sate!".

Në kohën tonë, vështirë se mund ta imagjinojmë një përulësi të tillë pa shembullin e dhënë nga Virgjëresha e Bekuar. Ajo e pranon thirrjen e Zotit pa asnjë hezitim, pa frikë apo dyshim. “Jeta e secilit prej nesh, me sprovat dhe gëzimet e saj, është një seri e vazhdueshme Lajmërimesh, në të cilat Zoti në një mënyrë apo në një tjetër shpreh vullnetin e tij të mirë dhe pret përgjigje nga ne”, vëren Aleksandra Karamihaleva dhe shton se Zoti zbulon vullnetin e tij nëpërmjet detyrave tona të përditshme dhe rasteve të vazhdueshme për të vepruar sipas udhëzimeve ungjillore. Këto janë gëzimet, rrethanat e dhimbshme, sprovat e rënda, nevojat e atyre që na rrethojnë, si dhe tundimet që vijnë nga ata përreth nesh.

“Dhe në praktikë, thelbi i krishterimit është pikërisht ky, të jemi të mençur në të gjitha rastet kur Zoti na thërret të dëshmojmë besimin tonë. Të përgjigjemi me këtë përulësi të Virgjëreshës së Bekuar: “U bëftë tek unë sipas fjalës sate”. Në këtë ditë, në festën e Ungjillëzimit, është e përshtatshme që secili prej nesh të pyesë veten para ndërgjegjes se sa jemi në gjendje të përgjigjemi me “U bëftë tek unë sipas fjalës sate”, në rastet kur vullneti i Zotit nuk përputhet me planet tona. Kur përballemi me diçka të pashpjegueshme nga ana njerëzore, të pazgjidhshme ose absurde, në një situatë jashtëzakonisht të ndërlikuar, kur rreziqet duket se përgjojnë rreth nesh ose kur ndjejmë se jeta jonë po kthehet 180 gradë - të kuptojmë se sa i fortë është besimi ynë te Zoti, në planin e mirë të Zotit për ne, në dashurinë dhe mëshirën e Zotit. Atëherë shihet se sa e fortë është vendosmëria jonë për t'ia dhënë veten tonë, gjithë jetën Krishtit Perëndisë, siç premtojmë në çdo liturgji."

Pikërisht në vështirësitë, qofshin ato personale apo sprovat me të cilat përballemi si shoqëri, besimi ynë te Zoti duket se forcohet dhe bëhet më i fuqishëm, përfundon Aleksandra Karamihaleva dhe shton: "Besimi është në nevojën tonë për mbështetje, për fuqinë e Zotit, dhe është thënë - në dobësinë tonë tregohet fuqia e Zotit!"


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, pravoslavieto.com


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD