Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Te nashencit në Gorën e Kukësit (VIDEO)

Rruga drejt njerëzve të vërtetë...

Nënë Kadire nga Gora
Foto: Krasimir Martinov

Midis maleve të Sharrit, Korabit dhe Koritnikut ndodhet rajoni historiko-gjeografik i Gorës, popullsia e të cilit e quan veten "torbeshë", "bullgarë", "nashenci"... Sot kufiri verilindor i Shqipërisë e ndan Gorën në dy pjesë - në lindje, në të ashtuquajturën Gora e Prizrenit në Kosovë e cila përfshin 19 fshatra dhe në perëndim është Gora e Kukësit në Shqipëri e cila përfshin 9 fshatra të tjera që ndodhen në juglindje të qendrës bashkiake të qytetit të Kukësit.


SHIKONI VIDEON:


Një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi fshatin Cërnalevë në Gorë. Për të arritur atje, u nisëm në juglindje nga Kukësi, një qytet me një popullsi prej afro 17,000 banorësh. Kushdo që e ka vizituar Shqipërinë me makinë tashmë e di cilësinë e ndërtimit të rrugëve këtu. Por për të arritur në Cërnalevë nuk ishte e lehtë – rruga për atje nuk është e asfaltuar. Në fakt, është një rrugë e ngushtë dhe e rrezikshme malore, ku mund të shkohet vetëm me xhip ose automjete të tjera fuoristrade.

Mirijan Dauti
Personazhet në video janë mësuesit nga fshati Cërnalevë - Mirijan Dauti dhe Aleks Llukovi, nënkryetari i Bashkisë së Kukësit Agron Nuredinaj dhe nënë Kadire, e cila ruan kujtimet e 50 viteve më parë kur e sollën si nuse në fshatin Cërnalevë mbi një kalë, për t'u martuar me Osmanin…

Aleks Llukovi
Banorët e fshatrave gorane janë myslimanë. Sipas burimeve të ndryshme, islamizimi i tyre ndodhi midis shekujve XVI dhe XIX dhe deri në fillim të shekullit të ХІХ -të ata kryenin fshehurazi ritet ortodokse, me shpresën për t'u rikthyer drejt krishterimit (A. Selishçev, 1929).

Agron Nuredinaj
Sot në Gorë e ruajnë ende gjuhën arkaike bullgare dhe, siç thonë ata vetë, ne në shtëpi flasim gjuhën tonë “nashenski”, ndërsa në shkollë mësojmë shqip. Ju mund të mësoni më shumë për jetën e tyre nga postimet tona:
Foto: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në qytetin Haskovo ekspozohet ikona mrekullibërëse "Nëna e Shenjtë - Molla e Artë"

Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...

botuar më 24-08-13 5.50.PD

Natyra ndryshon më 6 gusht

Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..

botuar më 24-08-06 5.10.PD

Respektojmë malin më të lartë bullgar - Rilla

Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo vit në këto ditë mijëra dashamirës të malit nga vendi dhe nga jashtë mblidhen në shpatet e bukura..

botuar më 24-08-03 2.25.MD