Maria Gabriel paraqiti një kërkesë në zyrën e Kuvendit Popullor se nuk do të marrë pjesë në procedurën parlamentare për zgjedhjen e kryeministrit dhe nuk do të propozojë strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Në një njoftim nga qendra e shtypit e GERB-it thuhet se me dokumentin drejtuar kryetarit të Kuvendit Popullor dhe Grupit Parlamentar të GERB-SDS, ajo tërheq zbatimin e deklaruar të mandatit hulumtues për formimin e qeverisë. Ajo thekson gjithashtu se mungesa e marrëveshjes gjatë negociatave të mëvonshme e bën të pakuptimtë procedurën për zgjedhjen e kryeministrit dhe përbërjen e qeverisë.
Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..