Mandati i parë për formimin e qeverisë me kandidaten për kryeministre Maria Gabriel nga GERB-SDS përfundoi pa sukses, pasi Kuvendi Popullor votoi me 226 vota “pro”, asnjë kundër dhe një “abstenim” në një mbledhje të jashtëzakonshme. Sipas Kushtetutës, do të dorëzohet një mandat i dytë eksplorues për formimin e qeverisë.
Në emër të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), Atanas Atanasov, konfirmoi gatishmërinë e tyre për të formuar një qeveri me mandatin e dytë "me një kandidat të pranueshëm reciprokisht për kryeministër, të nxjerrë nga grupi parlamentar i "GERB-SDS".
“Nuk duam një mandat të tretë”, tha kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova.
Është e qartë se po shkojmë në zgjedhje, çdo gjë tjetër është farsë dhe pikëllim, tha në Kuvend bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) Deljan Peevski. "Z. Borisov e përjashtoi mandatin e dytë. Unë e përjashtoj të tretin, nëse është me DPS-në", shtoi Peevski.Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet..