Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit Ndërkombëtar të Teatrit pranë UNESCO-së. Ajo lidhet me hapjen e sezonit të Teatrit të Kombeve në Paris në vitin 1962.

Për të gjithë të dashuruarit pas këtij arti, ofrojmë një duet nga projekti “Artistë që këndojnë”. “Dashuria” për herë të parë e bashkoi në një këngë aktoren e paharrueshme Tatjana Llollova dhe këngëtarin Orlin Goranov, të dashur për disa breza. Muzikën e kompozoi Dono Cvetkov, tekstin e krijoi Stanisllav Penev, aranzhimin e bëri Krasimir Iliev.
Lexoi më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Fotot: Ani Petrova, Stojan GrebenarovKur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA