SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe si kompozitor, ka qenë këngëtar në grup për më shumë se dhjetë vjet. Ka qenë Vlladi ai që ka shkruar muzikën dhe tekstin e këngës së fundit të SLNG – “Gënjeshtra dhe të vërteta”, videoklipi i së cilës do të ketë premierën zyrtare para publikut sonte në një klub në godinën e Bibliotekës Metropolitane. Aty muzikantët do të prezantojnë live për herë të parë këngën e tyre të re, si dhe disa nga hitet e tyre të mëdha.
Vlladi Mihajllov përveç se është këngëtar dhe autor këngësh, është edhe një aktor mjaft i njohur nga ekrani televiziv dhe kinematografik. Ai ka tërhequr për xhirimin e klipit për këngën aktorët me të cilët luan në serialin hit “Vëllezërit” – Martin Dimitrov, Radosllav Vlladimirov dhe Sara Draguleva – Artistët e rinj kanë vendosur të dhurojnë të drejtat e tyre nga videoja për një qëllim bamirësie.
Sipas Vlladi Mihajllovit, kënga ka një mesazh - flet për ndarjen mes nesh në rrjetet sociale, ku është shumë e lehtë të tregosh urrejtje dhe të nënçmosh besimet e tjetrit. Për sa i përket muzikës, tingulli ngjan me atë të viteve 80 të shekullit të 20-të, thotë bateristi i SLNG Aleks Llazarov:
"Ka një model që po vendoset tani nga i cili ne jemi të ndikuar në një farë mënyre. Natyrisht, ai i ka rrënjët në vitet '80 dhe '90 - më shumë nga vitet '80, sepse ne të gjithë jemi adhurues të muzikës që është bërë në vitet '80, jo vetëm të muzikës rock. Dhe në këngën e re "Gënjeshtra dhe të vërteta" stili i viteve 80 është shumë i dukshëm. Sigurisht, duke pasur parasysh se tani jemi në vitin 2024, duhet të ketë diçka edhe nga një perspektivë më moderne. Pra, rezultati i këtij hibridi që kemi bërë është pikërisht në “Gënjeshtra dhe të vërteta”, dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..