Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 2 prillin

Në Bullgarinë Veriore, Lindore dhe Juglindore është shpallur një kod i verdhë për erërat e forta

Foto: BGNES

Temperaturat minimale të martën në Bullgari do të jenë 6-7° në lugina, në pjesën veriore paraballkanike deri në 19°, në Sofje 13°. Gjatë ditës një front i ftohtë do të kalojë në vend. Nga perëndimi deri në lindje do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave dhe të mërkurën pas mesditës dhe gjatë natës vende-vende do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 21 dhe 29°, në kryeqytet 21°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me diell, në mbrëmje me vranësira. Temperaturat e ajrit do të lëvizin nga 21° në veri, deri në 29° në jug. Uji i detit është 10-12°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.

Në male do të jetë me diell me vranësira lokale dhe reshje. Era e stuhishme jugperëndimore do të zëvendësohet me erë të ftohtë veriperëndimore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 16°, në 2000 m deri në 8°.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një përrallë e bardhë nga Burgasi!
Foto: Marina Kirova në grupin në Facebook

Parashikimi i motit për 20 shtatorin

Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..

botuar më 25-02-19 7.40.MD

Bullgaria nderon kujtimin e heroit të saj kombëtar Vasil Levski

Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..

botuar më 25-02-19 6.47.MD
Dimitër Radev

Do të nënshkruhet kërkesa për një raport të jashtëzakonshëm për eurozonën

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..

botuar më 25-02-19 5.23.MD