Grupi P.I.F. vazhdon të realizojë këngë të reja pas humbjes së drejtuesit dhe autor kryesor të muzikës - Dimo Stojanov. Edhe më sot kolegët e tij vazhdojnë të ndjekin konceptin e tij të tingëllimit të këngëve të grupit. Kështu është edhe me këngën “Të çmendur” – Dimo e krijoi muzikën e bazuar në tekstin e Radost Kostova 21 vjet më parë, posaçërisht për Niki Urumov – e regjistruar atëherë, por nuk u prezantua kurrë para publikut. Tani Niki e incizoi përsëri këngën me grupin P.I.F. Regjistrimi i ri përfshin edhe vokalin autentik të Dimos të 21 viteve më parë.
Niki Urumov njihet si producent filmash dhe televizioni, por në të kaluarën edhe si solist i grupeve "BG Rok" dhe "Epizod", pas së cilës realizoi edhe disa këngë solo. Ai pranon se i mungon skena. Atij iu desh shumë kohë dhe energji për të interpretuar “Të çmendur” dy dekada më vonë, por ndjesia ishte shumë e fortë. Për atë që dëshiron t'u përcjellë dëgjuesve, Niki ndan:
“Mbi të gjitha dua që ta ndjejnë mesazhin sepse kjo këngë është një paralajmërim. Edhe pse u krijua 21 vjet më parë, sot tingëllon shumë më aktuale dhe më e rëndësishme.Rreziku që po vjen nga shumë drejtime – me të vërtetë dua që njerëzit ta kuptojnë. Sepse nëse ne kërkojmë ndryshim, ky ndryshim mund të vijë vetëm nga ne. Nuk ka nga të vijë - kushdo që të vijë nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë asgjë nëse ne vetë nuk ndryshojmë dhe nuk kërkojmë diçka ndryshe nga ajo që njerëzit kërkojnë aktualisht në masë."
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..