Sllavin Sllavçev prej kohësh njihet si një nga zërat më madhështor të brezit të tij në muzikën bullgare, dhe jo vetëm në sferën e rock-ut, siç duket edhe nga kënga e tij e fundit "Py ty". Ajo shënon disa momente të reja në zhvillimin e Sllavinit: në të këngëtari performon për herë të parë në duet - me Marta Cvetkova, dhe kjo është gjithashtu kënga e parë e krijuar plotësisht nga ai për nga muzika, teksti dhe aranzhimi.
Marta Cvetkova është mësuese vokale dhe interpretuese aktive. Ajo tashmë ka një këngë origjinale dhe është duke punuar për të reja. Marta dhe Sllavin japin mësime në këndim në të një shkollë, ku ka lindur ideja për incizimin e këngës “Për ty”.
Më shumë për këngën na tregoi Sllavin Sllavçev:
“Mesazhi ka të bëjë me marrëdhëniet toksike mes dy njerëzve që vazhdojnë prej kohësh. Të dy e dinë që po i prekin keq, por në të njëjtën kohë asnjëri prej tyre nuk mund të thotë “Fund”, “Stop”, “Jo” e atyre marrëdhënieve. Dhe ato vazhdojnë të kenë një ndikim emocional për të dy. Nuk e kam krijuar këngën për veten time, apo për ndonjë person të caktuar, nuk është autobiografike. Janë vetëm përshtypjet që kam mbledhur nga njerëzit e tjerë rreth meje dhe ato më bënë ta shikoj këtë temë në një mënyrë tjetër."
Kënga ka një video që është vepër e talentit të ri Nikolla Atanasov. Videoja është xhiruar në shkurt në zonën e Kepit Kaliakra në kushtet e temperaturave nën zero dhe të erërave të forta.
Foto: YouTube / Slavin Slavchev, Viktor Dimitrov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
E shfaqur në skenën muzikore bullgare në fillim të viteve '80 të shekullit të XX-të, në vitet '90 Irina Florin u bë një nga emblemat e zhanrit vendas pop. Kënga e saj e fundit e titulluar "Më afër" tregon edhe një herë një histori për dashurinë. Dhe,..
Mijëra admirues, të afërm dhe miq të legjendës bullgare të rockut Kirill Mariçkov u dyndën në kishën "Shën Sofia" të kryeqytetit për t'u përkulur para eshtrave mortore të muzikantit dhe për të thënë "Lamëtumirë". Në të njëjtën kohë, adhuruesit e..
Ljubo Kirov prezanton këngën më të fundit nga albumi i tij "Zemra e re". Është “një shpërthim rok” i titulluar "Vendimi i fundit". Dhe këtu, mbi muzikë, Ljubo përsëri punon me kitaristin dhe producentin muzikor Angell Djullgerov, i cili është..