Më 5 prill, në prag të Fjetjes së Shën Metodi sllavo-bullgar kushtuar vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, do të inaugurohet monumenti i parë bullgar në Mbretërinë e Spanjës. Ai u kushtohet vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi dhe është vendosur në një vend të veçantë - në zonën e parkut të qytetit të Malagës. Arsyeja e ngritjes së një monumenti të vëllezërve të Selanikut në Malaga është kremtimi i dy përvjetorëve - festimi i 1160 vjetëve nga krijimi përfundimtar i alfabetit të parë sllav - alfabetit glagolitik, si dhe kremtimi i 43 vjetëve nga shpallja e Vëllezërve të Shenjtë mbrojtës të Evropës nga Papa Gjon Pali II. (30 dhjetor 1980). Sipas Papës, dy apostujt sllavë janë një urë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit, me një kontribut të jashtëzakonshëm si në rritjen kulturore të Kontinentit të Vjetër, ashtu edhe në edukimin e shumë brezave të evropianëve.
Për inaugurimin solemn të monumentit vijnë shumë të ftuar nga Spanja dhe Bullgaria dhe me këtë realizohet një ëndërr e vjetër e komunitetit bullgar atje, lidhur me mbajtjen e një festivali vjetor kushtuar kulturës bullgare në Malaga. Iniciativa për vendosjen e monumentit i përket shkollës bullgare të fundjavës "Rodina" (“Mëmëdheu”) dhe shoqatës "Malaga - Bullgaria", dhe së bashku me mbajtjen e ditëve kushtuar Bullgarisë, ata dëshirojnë që Malaga të zhvillohet si një qendër pansllave, ku të ketë një vend për bashkim dhe njohje mes popujve.
"Ideja lindi spontanisht vitin e kaluar, kur u diplomuan gjimnazistët e parë, që e kishin frekuentuar shkollën tonë të fundjavës që nga klasa e parë. Kur i dërguam, zbuluam se na mungon një vend ku të mund t’i dërgojmë nxënësit tanë të diplomuar" - thotë Radka Georgieva, drejtuese e shkollës së fundjavës "Rodina" - Malaga:
“Ne, nga Shoqata “Malaga - Bullgaria” dhe shkolla “Rodina”, e ndërmorëm këtë iniciativë. Vendosëm kontakt me shoqatat e tjera në qytetin e Malaga, shkruam një peticion, mblodhëm nënshkrime, morëm leje nga Bashkia e Malagës dhe më pas hapëm një llogari donacionesh. Në vazhdim të disa muajsh i mblodhëm mjetet. Tani ideja dhe ëndrra jonë është bërë realitet. Në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit "Ditët bullgare në Malaga", së bashku me një shoqatë spanjolle, tashmë mund të hapim këtë monument te vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi. Autori i tij është Julian Ivanov. Ai është babai i një fëmije dhe gruaja e tij është mësuese në shkollën bullgare. Ata jetojnë 30 km larg qytetit tonë. Çdo të shtunë, si shume prindër të tjerë, ata udhëtojnë që të munden fëmijët e tyre të ndjekin shkollën. Jemi shumë të lumtur që ky baba e bëri vetë monumentin me punë vullnetare dhe fondet që mblodhëm ishin në fakt për materialet për vendosjen e themeleve të monumentit."
Në të njëjtën kohë, në fillim të muajit prill, zhvillohet festivali "Ditët bullgare në Malaga", i organizuar nga shoqata bullgare dhe me ndihmën e bashkisë së Malagës. Ideja është që të ketë pjesëmarrës të ndryshëm në të - nga Bullgaria dhe shumë mysafirë nga Evropa. Shkolla “Rodina” prezantohet kryesisht në programin e koncerteve, është e organizuar një ekspozitë me piktura, janë ftuar edhe shkrimtarë bullgarë. "Të gjithë janë të mirëpritur në festivalin. Kemi edhe projektin "Kreativiteti pa kufij". Partneri ynë është qendra bullgaro-spanjolle "Estreja" nga qyteti i Burgasit" - thotë Radka Georgieva:
"Ky është një projekt interesant që përfshin fëmijët bullgarë dhe spanjollë. Ata shkruajnë ese për një temë të caktuar. Këtë vit ajo ishte "Qyteti im dhe deti". Më pas nxënësit tanë i përkthejnë këto ese përkatësisht në bullgarisht dhe spanjisht. Në fazën e dytë fëmijët bullgarë pikturojnë ilustrime mbi tekstet spanjolle dhe përkatësisht fëmijët spanjollë vizatojnë mbi esetë bullgare. Kështu këto ditë në Malaga bëhen një lloj takimi të kulturave të ndryshme. Këtë vit në programin e koncerteve marrin pjesë grupe bullgare nga Belgjika, si dhe grupe spanjolle. Kështu i prezantojmë traditat dhe trashëgiminë tonë bullgare, ndërsa mysafirët tanë bullgarë takohen me kulturën spanjolle.”
Foto: asociacion-malaga-bulgaria.com, glasnews.bg
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..