Për sa i përket prodhimit dhe eksportit të biçikletave, Bullgaria është ndër 10 vendet e para në BE, njoftoi qendra për shtyp e Ministrisë së Transportit dhe Komunikacioneve.Gjatë një takimi të Këshillit Joformal në Bruksel, 3-4 prill, ministrat e vendeve anëtare të BE-së nënshkruan një deklaratë për promovimin dhe zhvillimin e transportit me biçikleta. Me të, ata angazhohen për të zhvilluar potencialin e plotë të biçikletave si mjet transporti dhe rolin e tyre të rëndësishëm në lëvizshmërinë urbane.Para kolegëve të saj nga BE-ja, zëvendësministrja e transportit dhe komunikacioneve Anna Mihneva-Natova dha si shembull një sërë qytetesh bullgare që tashmë zhvilluan programe për transportin me biçikleta, si dhënien me qira të biçikletave, ndërtimin e parkingjeve për biçikleta dhe korsi biçikletash.Këto masa mbështeten kryesisht nga fondet evropiane.
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..