Fuqia evropiane për transformim pozitiv është e dukshme, tha zëvendësministrja e punëve të jashtme të Maqedonisë së Veriut Fatmire Isaki para forumit në Sofje “BE takon Ballkanin”. Sipas saj, ka dallime në zhvillimin e çdo anëtari të ri, por nuk ka asnjë rast që të ketë dështim të procesit të anëtarësimit.
Ndryshimet gjeopolitike kanë përshpejtuar procesin e zgjerimit të BE-së, por komuniteti zgjerohet kur shtyhet, tha ministrja e integrimit evropian të Serbisë, Tanja Mishçeviç. Ajo theksoi se për gati 3 vjet nuk ka pasur mundësi për hapjen e klasterit për negociata ndërmjet Beogradit dhe Brukselit. “Nuk mund të kishte përshpejtim pas këmbënguljes për zgjidhjen e marrëdhënieve dypalëshe”. Pas hyrjes së Bullgarisë në Shengen, ne do të jemi të rrethuar nga vendet e Shengenit, por pa qenë në Shengen, theksoi Miscevic.
Pas 12 vitesh negociata me BE-në, ne kemi mësuar nga gabimet tona, tha ministrja e çështjeve evropiane të Malit të Zi, Majda Gorçeviç.
BE-ja nuk është thjesht një alternativë për Ballkanin Perëndimor, por një domosdoshmëri. Nuk ka kthim mbrapa, tha Artemis Malo, zëvendës ministre për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë.
Turqia ka një rol të rëndësishëm për sigurinë evropiane. Kështu tha Mehmet Bozai, zëvendësministër i jashtëm i Turqisë, pjesëmarrës në “BE takon Ballkanin”. Nuk duhet t'i mërzitim njerëzit duke folur për zgjerim. Duhet të ndjehet nga njerëzit se ata janë pjesë e BE-së. E njëjta gjë duhet të vlejë edhe për shtetet anëtare, komentoi Bozai.
Policia në Varna po heton një kërcënim ndaj Biljana Kocevës, motrës së kryetarit të bashkisë së Varnës Bllagomir Kocev, raportoi Radioja Kombëtare Bullgare. "Qëndroni gjallë për njerëzit tuaj të dashur" është mesazhi i shkruar në kutitë e purove të..
Kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi në Kopenhagë se vendi ynë mbështet krijimin e një muri evropian kundër dronëve. Ai mori pjesë në takimin joformal të Këshillit Evropian në kryeqytetin danez, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. "Në një..
Në një letër drejtuar Unionit të Gjyqtarëve në Bullgari, Kryeprokurorja Evropiane Laura Kövesi njoftoi arsyet për procedurat disiplinore të nisura kundërTeodora Georgieva, një përfaqësuese bullgare në Zyrën e Prokurorit Evropian. "Serioziteti i..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..