Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme në dorëheqje Maria Gabriel priti ambasadorët në Bullgari në një takim lamtumirës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ajo nënvizoi në detaje rezultatet e arritura në 10 muajt e fundit në politikën e jashtme dhe falënderoi krerët e misioneve diplomatike për punën e frytshme të përbashkët. “Uniteti, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi pragmatik dhe veprimet proaktive ishin parimet drejtuese në punën time”, tha Gabriel. Ajo theksoi se ka punuar në mënyrë aktive për ta imponuar Bullgarinë si një partner të njohur, proaktiv dhe të besueshëm në BE dhe NATO, për hyrjen e Bullgarisë në Shengen dhe anëtarësimin në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik.
“Rruga drejt së ardhmes evropiane të Bullgarisë kalon përmes luftës kundër korrupsionit dhe korrupsioni në Bullgari është i lidhur me Rusinë.” Kështu deklaroi kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov në një takim me ambasadorët e vendeve në BE, Britaninë e Madhe, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara. Denkov i njoftoi ambasadorët edhe për rastin me kryesekretarin e MPB-së Zhivko Kocev.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh dhe Márton Nagy - ministër i ekonomisë kombëtare të Hungarisë, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në fushën e turizmit. Dokumenti vë theksin në shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në fushën e turizmit,..
Autoritetet suedeze kanë ndaluar një anije të dyshuar për sabotimin e një kablloje me fibra optike nënujore në Detin Baltik. Bëhet fjalë për anijen bullgare “Vezhen”, e cila ndodhej në zonë në momentin e dëmtimit. Ajo lundron nën flamurin maltez dhe është..
Kina ka ndaluar importin e deleve, dhive, shpendëve dhe kuajve nga vendet afrikane, aziatike dhe evropiane. Ndalimi nga importuesi më i madh i mishit në botë prek Ganën, Somalinë, Katarin, Kongon, Nigerinë dhe Tanzaninë, Egjiptin, Palestinën, Pakistanin,..
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
Bullgaria renditet e fundit për sa i përket kënaqësisë nga jeta në mesin e të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Kështu tregojnë të dhënat e..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..