Prioritetet kryesore për qeverinë e përkohshme në politikën financiare do të jenë hyrja e Bullgarisë në Eurozonë dhe qëndrueshmëria e financave publike. Këtë e njoftoi në një konferencë për shtyp zëvendëskryeministrja e re dhe ministre e financave, Ljudmilla Petkova. Gjithashtu u bë e qartë se Georgi Dimov është drejtori i ri i Agjencisë Doganore, duke pasuar Petja Bankova, e cila aktualisht është nën hetim.
Petkova tha se sipas kontrollit të saj bazuar në të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) më 8 prill, rezerva fiskale rezultoi të ishte 6.7 miliardë leva (3.4 miliardë euro). Sipas informacioneve të paraqitura më herët nga ish-ministri i financave Asen Vasilev, rezerva fiskale ishte në shumën 9.9 miliardë leva (5 miliardë euro) më 29 mars. Nga shuma prej 6,7 miliardë leva, 4 miliardë leva (2 miliardë euro) janë fonde nga Fondi i Argjendit (Fondi Shtetëror për Garantimin e Qëndrueshmërisë së Sistemit të Pensioneve Shtetërore), dhe 2 miliardë leva (1 miliardë euro) janë të ardhura për periudhat e ardhshme, duke përfshirë edhe të hyrat e pritura nga kësti i dytë nga Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, theksoi Petkova.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..