Myslimanët në vend dhe në mbarë botën festojnë Ramazan - Bajramin. Në një fjalim, kryemyftiu Mustafa Haxhi vuri në dukje se Bajrami i bashkon njerëzit, pavarësisht nga dallimet fetare apo etnike, dhe kohët që jetojmë kërkojnë që të jemi më të bashkuar dhe më bujarë. Në këto ditë, lutja ndaj Zotit për të vuajturit në mbarë botën dhe për të shpëtuar atdheun tonë nga fatkeqësitë është detyrë e të gjithëve, thotë kryemyftiu.
I uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Ramazanit, duke u uruar shëndet, lumturi dhe begati! Këtë e ka shkruar në Facebook kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. “Bajrami bashkon njerëzit pavarësisht dallimeve fetare apo etnike. Koha në të cilën jetojmë kërkon që të jemi më të bashkuar dhe më bujarë, t'i përgjigjemi thirrjes së secilit që ka nevojë për ndihmë dhe të jemi të ndjeshëm ndaj problemeve të të gjithëve”, shkruan Gllavçev. Ai theksoi se Bajrami është kohë e llogarisë dhe secili duhet të përpiqet të shikojë veten dhe të shohë se çfarë ka arritur dhe çfarë ka humbur.
“Gëzuar Ramazan Bajramin, të dashur vëllezër dhe motra myslimanë!”, thotë në urim Deljan Peevski, bashkëkryetar i Lëvizjes për të Drehta dhe Liri -DPS /partia në Bullgari që gëzon përkrahjen e turqve etnikë dhe pakicave të tjera në Bullgari/. “Në këtë ditë të mrekullueshme feste, le t'i hapim zemrat ndaj dritës së festës, e cila na mëson të bashkohemi, jo të ndahemi”, kërkoi Peevski.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..