Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para konferencës në Sofje për sigurinë në Detin e Zi. Jemi në prag të dërgimit të dy pakove me ndihma për Ukrainën, të cilat tashmë kanë miratimin e parlamentit, tha ministri dhe shtoi se transportuesit e blinduar tashmë janë nisur për në Ukrainë.
“Nuk mund të flasim për sigurinë e Detit të Zi derisa agresioni rus në Ukrainë vazhdon”, tha Zaprjanov, duke shpjeguar se Deti i Zi është një korridor për lidhje dhe tregti midis Evropës dhe Azisë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme ekonomike. Më shumë se 70% e tregtisë së jashtme bullgare realizohet nga deti, e njëjta gjë vlen edhe për Rumaninë dhe Ukrainën, shpjegoi Zaprjanov."Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" sot nuk do të marrë pjesë në votimin e mosbesimit ndaj qeverisë së Rosen Zheljazkovit, njoftoi bashkëkryetari i PP Kirill Petkov. “Vota e mosbesimit që do të mbledhim dhe do të bëhet pas datës së..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore. Deputetët caktuan dy ministrat - të shëndetësisë dhe të financave - të ndërmarrin masa para Këshillit të..
Ndotja e bregdetit të qytetit Vrana me mazut tashmë u pastrua. Edhe në ujin e detit nuk ka asnjë lëndë nafte, sipas rezultateve të inspektimit të komisionit të caktuar me urdhër të guvernatorit të qarkut. Megjithatë, topa të vegjël të mazutit gjenden..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Ministria e Drejtësisë publikoi për diskutim publik një paketë ndryshimesh legjislative për të luftuar vonesat në rastet e aksidenteve të rënda..