Pranvera është e mrekullueshme në Sofje. Kryeqyteti bullgar mban erë bliri, jargavani dhe tulipanësh dhe zogjtë nëpër parqe japin koncerte të vërteta pranverore.
Pjesa qendrore e qytetit është e mbushur me piktura shumëngjyrëshe.
Moti me diell na fton të ulemi në stolat e qytetit dhe të admirojmë ritmin pranveror në kryeqytet.
Një nga vendet e preferuara për të ecur për fëmijët është Kopshti Zoologjik në qytet, ku pranvera solli një banor të ri - një foshnjë zebër.
Sofja është një destinacion i preferuar për turizmin e fundjavës, ndaj mos humbisni kohë për t'u bashkuar me turistët që do të zhyten me kënaqësi të madhe në të kaluarën e lashtë dhe në ngutjen moderne të kryeqytetit.
Lexoni më shumë:
Dita e parë e marsit në Bullgari është një nga festat më të preferuara të fëmijëve dhe të rriturve. Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë Duke u stolisur me veroret e bardha dhe të kuqe, ne bullgarët..
Për shumë banorë dhe mysafirë të kryeqytetit bullgar, një shëtitje në Vitosha - mali që ngrihet në afërsi të qytetit - është një kënaqësi e madhe. Duhet vetëm gjysmë ore për të arritur në zonën “Urët e Arta” (“Zllatnite Mostove”) të Vitoshës,..
Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...