Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kabineti teknik vazhdon rrugën e Bullgarisë drejt Eurozonës

A do të mundet vendi ynë të zëvendësojë levën me euron më 1 janar 2025?

Foto: BGNES

“U përpoqa që në qeveri të përfshij ekspertë, të ketë vazhdimësi dhe të jetë politikisht i balancuar” – kështu tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev, kur ia prezantoi presidentit përbërjen e kabinetit zyrtar tashmë aktiv. Detyra kryesore e kabinetit është të sigurojë zgjedhje të ndershme. "Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ai do të ndalojë së punuari në sektorë të tjerë dhe drejtime të tjera. Rruga evropiane e Bullgarisë do të ndiqet," siguroi kryeministri në detyrë.

Dimitër Gllavçev

Një nga synimet e vendit tonë është anëtarësimi në Eurozonë, me aspiratën për ta bërë këtë në fillim të vitit 2025. Megjithatë, sipas një raporti të Bankës Botërore, ky synim është në rrezik për shkak të paqëndrueshmërisë politike dhe zgjedhjeve të parakohshme të gjashta radhazi, gjë që kërcënon të ngadalësojë vrullin në kryerjen e reformave.

Nuk ka mundësi që Bullgaria të hyjë në Eurozonë më 1 janar 2025, pasi ende nuk e plotësojmë kriterin e inflacionit – theksoi ekonomisti Petër Ganev. – Është e mundur që kjo të ndodhë deri në fund të këtij viti, por atë që duhet të bëjë parlamenti është miratimi i ligjit për euron, i cili aktualisht është në fazën e konsultimit publik."

Petër Ganev

Ganev shprehu dyshimin se parlamenti aktual "do të ketë kohë të mjaftueshme deri në zgjedhje për ta pranuar atë, por nëse anëtarësimi ynë shtyhet për disa muaj ose një vit, afati ndoshta nuk do të jetë aq i ngutshëm".

Ish-ministri i ekonomisë, Nikollaj Vasilev kujtoi se Bullgaria pritej nga vendet e tjera anëtare të anëtarësohej në Eurozonë që në vitin 2023, së bashku me Kroacinë. Mirëpo, kjo nuk ndodhi dhe për këtë, sipas tij, ka kontribuar edhe ministri i deritanishëm i financave

Nikollaj Vasilev

“Asen Vasilev ishte kundër anëtarësimit në Eurozonë në vitin 2021. Nuk e di se në cilin vit u bë “Për”, dhe më vjen mirë, por është një gjë të thuash se je “Për” dhe tjetër të drejtosh politika që lëvizin vendin atje. Ai personalisht, si ministër i financave, e shtyu datën e anëtarësimit nga 2023 në 2024 - herën e parë, nga 2024 në 2025 - herën e dytë dhe tani ndoshta nuk do të hyjmë në fillim të 2025 - shpjegoi Nikollaj Vasilev. Ai shtoi një tjetër shkak që e pengon vendin tonë - deficitet e mëdha buxhetore, të cilat nuk na bëjnë të jemi më të kërkuar në Eurozonë, por janë autogola për Bullgarinë.

Proceset politike në vendin tonë me siguri do të ndikojnë në shpejtësinë me të cilën do t'i bashkohemi Eurozonës dhe Shengenit, mendon edhe ekonomisti Rumen Gëllëbinov, por ai nuk është veçanërisht i shqetësuar për këtë.

Rumen Gëllëbinov

“Nuk mendoj se kjo është një lloj vonese fatale – nga 3 deri në 6 muaj, për shembull, por brenda vitit 2025 të jemi në gjendje të bëhemi anëtare të plota të Eurozonës dhe Shengenit, duke hyrë edhe përmes kufijve tokësorë."

Sipas tij, në vendin tonë ka edhe një problem tjetër serioz - është përfshirë një makineri dezinformimi dhe frike në lidhje me Eurozonën.

“Nuk duhet të ketë frikë se do të varfërohemi. Përkundrazi - do të pasurohemi. Edhe pa hyrë në Eurozonë sa i përket çmimeve, të disa mallrave dhe shërbimeve, ato janë në rritje për momentin.”

Ekonomisti i kushtoi vëmendje një çështjeje jo më pak kyçe sesa anëtarësimi ynë në Eurozonë – fondet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Ai kujtoi se gjatë vitit të kaluar Bullgaria nuk mori asnjë fond nga ky burim.

“Duhet bërë përpjekje maksimale këtë vit për të marrë këstin tonë të dytë dhe të tretë. Përndryshe, nga mesi i vitit 2026, kur është afati i shfrytëzimit të këtyre parave, Bullgaria rrezikon të humbasë pothuajse gjysmën e tyre, për shkak të mungesës së kohës për të absorbuar dhe për të zbatuar projektet bullgare”.


Përpilues: Ioan Kolev (mbi bazë të intervistave të gazetarëve Sillvia Velikova, Daniela Goleminova dhe Georgi Markov, BNR“Horizont”)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES, BTА, BNR





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projektin për ndryshime në Kodin e Punës

Konfederata e Punës “PODKREPA” kritikoi ashpër projekt-amendamentet në Kodin e Punës të përgatitur nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, sipas të cilave rritja e pagës minimale lidhet vetëm me inflacionin. Në një deklaratë të përhapur, sindikata..

botuar më 24-11-12 7.44.MD
Stanisllav Popdonçev

Biznesi është i shqetësuar se kriza politike po pengon zhvillimin e vendit

Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..

botuar më 24-11-12 10.45.PD

“Lukoil” mohoi se është duke negociuar me një konsorcium për shitjen e rafinerisë në Burgas

Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..

botuar më 24-11-07 3.09.MD