Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kujt dhe si i lëshohet Karta Blu e BE-së për të drejtën e punës në Bullgari?

Foto: posolstvo.eu

Radio Bullgaria, si program i BNR-së, i botuar në 11 gjuhë, ka një audiencë të shpërndarë në gjashtë kontinente. Një pjesë e saj ka një qëndrim të veçantë ndaj vendit tonë dhe dëshiron të mësojë më shumë për historinë, kulturën, traditat dhe të rejat, ndërsa një tjetër - dëshiron të prekë një kulturë të ndryshme dhe të panjohur. Disa nga këta persona, të shtyrë nga dëshira për ta njohur më nga afër Bullgarinë, vendosin jo vetëm ta vizitojnë atë si turistë, por edhe të përfitojnë nga mundësitë për punë në vendin tonë. Prandaj, në një sërë postimesh dhe materialesh ne ju tregojmë për dokumentet që u japin shtetasve të huaj të drejtën për të punuar në Bullgari. Disa nga këto dokumente lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme me vendim pozitiv të drejtorit të Agjencisë së Punësimit, të tjerat - nga drejtori i Agjencisë së Punësimit dhe në bazë të tyre Ministria e Punëve të Brendshme lëshon leje qëndrimi.

I pari nga këto dokumente që do t'ju prezantojmë është Karta Blu e Bashkimit Evropian /KB e BE-së/, e cila është një leje qëndrimi dhe leje punë afatgjatë në vendet e BE-së për shtetasit e vendeve të treta.

Kush e lëshon KB të BE-së?

Lëshohet nga Ministria e Punëve të Brendshme me lejen e drejtorit të Agjencisë së Punësimit për akses në tregun bullgar të punës.

Për çfarë lloj punësimi lëshohet?

Për shtetas të vendeve të treta me kualifikim të lartë profesional që aplikojnë për punë në një punëdhënës vendas. Kjo është një leje qëndrimi për qëllime pune.

Si verifikohet kualifikimi?

••  Kualifikim i lartë profesional - vërtetohet me një dokument të arsimit të lartë të fituar pas jo më pak se tre vitesh akademike, ose

•• Kualifikim i lartë i aftësive profesionale - vërtetohet me një dokument zyrtar që vërteton përvojën profesionale në një nivel të barabartë me atë të një arsimi të lartë të përfunduar, ose të paktën pesë vjet përvojë profesionale në lidhje me pozicionin ose sektorin e specifikuar në kontratën e punës.

Për çfarë periudhe lëshohet?

Për një periudhë deri në 5 vjet, por për jo më pak se 24 muaj.


Kushte të tjera:

• • Nuk kërkohet që i huaji me të drejtën e lejes së qëndrimit afatgjatë në vend, me aplikimin fillestar për një leje "KB e BE-së", të jetë jashtë territorit të Bullgarisë.

• • Lëshohet për pozicione për të cilat shtetësia bullgare nuk kërkohet me ligj.

• • Afati i kontratës së punës nuk duhet të jetë më i shkurtër se 6 muaj.

• • Paga bruto e specifikuar në kontratën e punës së të huajit duhet të jetë së paku 1.5 herë më e lartë se paga mesatare në Bullgari për 12 muajt e fundit përpara firmosjes së kontratës së punës.

Ku dorëzohet aplikimi?

Kërkesa për dhënien e lejes paraqitet në letër ose në mënyrë elektronike në Drejtorinë e Migracionit ose në drejtoritë rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga punëdhënësi ose një person i autorizuar prej tij, ose nga vetë i huaji. Kur i huaji ka leje qëndrimi afatgjatë, ose i është dhënë mbrojtje ndërkombëtare, afati për paraqitjen e kërkesës është deri në 60 ditë përpara skadimit të afatit të lejes së qëndrimit të tij.

E rëndësishme! Nëse Drejtoria e Migracionit konstaton mungesë dokumenti, ai kërkohet nga aplikuesi. Nëse aplikuesi nuk dorëzon dokumentin e kërkuar brenda 10 ditëve, ndërpritet procedura për lëshimin e “Kartës Blu”.

Dokumentet më specifike për lëshimin e KB të BE-së:

• • Dëshmi penaliteti - nga shteti nga i cili është i huaji ose nga vendbanimi itij të zakonshëm;

• • Vërtetim për banesë të siguruar;

• • Arsyetimi i kërkesës - punëdhënësi shpiegon arsyet se pse do të punësojë një shtetas të një vendi të tretë në vend të shtetasve bullgarë ose të huaj me të drejta ekuivalente.

Sa zgjat procedura për lëshimin e një Karte Blutë BE-së për qëndrim afatgjatë dhe leje pune?

Jo më shumë se tre muaj.


Foto: posolstvo.eu

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sërish në zgjedhje

Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione. Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe..

botuar më 24-10-27 7.10.PD

Një ditë për reflektim para zgjedhjeve të parakohshme për Legjislaturën e 51-të të Kuvendit Popullor

Sot, 26 tetori në Bullgari është dita e reflektimit para zgjedhjeve të shtatë radhazi parlamentare që nga prilli 2021. Në këtë ditë, votuesi ka mundësinë, pa ndikim të jashtëm, të vendosë për votën e tij në ditën e zgjedhjeve. Sot, si dhe në..

botuar më 24-10-26 5.20.PD
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Edi Rama

Qendrat e kthimit të emigrantëve - një zgjidhje e qëndrueshme ose një model i dënuar pan-evropian për trajtimin e migracionit të paligjshëm

Tema e migracionit u përfshi sërish në axhendën evropiane në sfondin e presionit të shtuar ndaj Brukselit për të dhënë dritën jeshile për ta kufizuar atë. Thirrjet e një numri liderësh evropianë për një qasje më radikale ndaj migrantëve të paligjshëm..

botuar më 24-10-23 6.45.MD