Në vitin 1979, Bullgaria u bë vendi i tretë në botë, pas Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së, që krijon ushqime kozmike. "Ne kishim gjithçka në dispozicion - fruta, perime, supa dhe të gjitha llojet e shijshme. Një person atje lart nuk e ndjen se është i ndarë nga Toka dhe mund të them që produktet tona janë shumë të shijshme" - kujton në një intervistë të tij kozmonauti i parë bullgar Georgi Ivanov.
Sot, Instituti Bullgar i Kriobiologjisë dhe Teknologjive Ushqimore vazhdon zhvillimin e ushqimit të përshtatshëm për konsum në hapësirë. Ndërmarrje të ndryshme private po shfaqin interes për aktivitetet e tij, me gjithë fjalët e drejtoreshës së saj, Prof. Dr. Ilijana Naçeva, se shteti ka abdikuar plotësisht nga mbështetja për këtë lloj kërkimi:
“Për gëzimin tonë, ka kompani private që duan shumë të investojnë dhe të ringjallin atë për të cilën njihet Bullgaria, sepse përveç traditave kemi zhvilluar shumë produkte, por kërkohet një investim serioz.
Një tjetër zhvillim, këtë herë për pijet hapësinore, po pret gjithashtu realizimin e tij, pasi të zbardhen formalitetet burokratike. Pavarësisht interesimit të kompanive të huaja për produktin, për prodhimin u zgjodh një kompani bullgare - kuptojmë nga drejtoresha e Institutit të Kriobiologjisë dhe Teknologjisë Ushqimore.
“Këto janë pije të fermentuara probiotike që janë përgatitur për kushtet specifike të një fluturimi në hapësirë dhe shpresojmë që projekti të miratohet nga Agjencia Evropiane e Hapësirës – thekson Dr. Prof. Naçeva. – Tashmë kemi një kompani që i prodhon ato. Deri më tani ishim kufizuar, por tashmë ka një mundësi që ajo që zhvillojmë ta prodhojmë dhe të dalë në treg.”
Përveç ushqimeve hapësinore, Instituti krijon edhe ushqime të përshtatshme për atletët, alpinistët dhe anëtarët e ekspeditave të Antarktidës.
“Të gjitha këto produkte janë krijuar mbi parimin e tharjes së sublimimit. Unë e kam shpjeguar shumë herë se liofilizimi kryhet në bazë të një parimi në fizikë që quhet sublimim, në të cilin substanca nga një gjendje e ngurtë kalon në një gjendje të gaztë pa kaluar përmes një faze të ndërmjetme të lëngët. Procesi kryhet në temperaturë dhe presion të ulët dhe aplikimit të vakumit - shpjegon Ilijana Naçeva - Produktet e liofilizuara që rezultojnë kanë një strukturë dhe konsistencë shumë të lehtë, përmbajnë një sasi shumë të vogël lagështie, rreth 2% - ruhen substancat e tyre ushqyese dhe biologjikisht aktive, si dhe substancat e tyre aromatike biologjikisht aktive.
Një pyetje shumë e rëndësishme për produktet që prodhohen me një metodë të tillë është se në çfarë paketimi do të arrijnë klientët e tyre të mundshëm?
"Ushqimet e liofilizuara kanë një përmbajtje të ulët lagështie - nga 2 deri në 5%, e cila shpërndahet në mënyrë të barabartë në të gjithë vëllimin e tyre dhe kjo i lejon ato të ruhen për një kohë të gjatë. Pra, ambalazhi kryesor që ne përdorim është një film poliamide alumini me tre shtresa polietileni. Në këtë mënyrë, drita dhe lagështia nuk arrijnë te produktet dhe ato mund të zgjasin në mënyrë të sigurt nga 5 deri në 10 vjet pa qenë nevoja të ruhen në frigorifer”, thotë Dr. Prof. Ilijana Naçeva.
Foto: ikht.bg, agriacad.bg, arkiv personal
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..