Agjencia Rregullatore Bërthamore ka lëshuar një leje për centralin atomik “Kozlloduj” për një kalim me faza në një lloj të ri të karburantit bërthamor RWFA të prodhuar nga “Westinghouse” për njësinë 5. Procesi i kalimit në llojin e ri të karburantit do të zgjasë katër vjet. Agjencia raporton se në procesin e shqyrtimit të dokumenteve teknike për të garantuar sigurinë e funksionimit të llojit të ri të karburantit, janë angazhuar burime të konsiderueshme njerëzore, si nga Agjencia Rregullatore Bërthamore, ashtu edhe nga organizata të jashtme bullgare dhe të huaja për mbështetje teknike.
Me ardhjen e karburantit të Westinghouse në central më 20 prill, ministri i Energjisë Vlladimir Malinov kujtoi se për bllokun 6 është nënshkruar një kontratë për diversifikimin e karburanteve me kompaninë franceze “Framatom” dhe kështu do të arrihet pavarësia e plotë e centralit atomik “Kozlloduj”. Aktualisht, të dy njësitë e termocentralit bullgar janë të ngarkuara me lëndë djegëse bërthamore ruse.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) dhe Këshilli i Ministrave do të punojnë së bashku për të rritur besimin në procesin zgjedhor dhe për t'i bërë zgjedhjet transparente. Kështu deklaroi kryetarja e KQZ-së, Kamelija Nejkova, pas takimit me ministrat..
Presidenti Rumen Radev e cilësoi takimin e tij me presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, që u zhvillua të premten, më 13 shtator, në Sofje, si konstruktiv dhe të sinqertë në një atmosferë miqësore...
Për të gjithë Bullgarinë dita e parë e shkollës është një datë domethënëse dhe mund të thuhet se është një nga festat më të mëdha. Me këto fjalë, ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev iu drejtua mësuesve, nxënësve dhe prindërve në..
BSP insiston që Ministria e Punëve të Jashtme të thërrasë ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendin tonë për shpjegime lidhur me..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të..