Një version i ri dhe tejet emocionues i këngës së tyre legjendare “Përrallë” do të prezantohet nga muzikantët e grupit P.I.F. Emra ikonë nga estrada bullgare janë ndër këngëtarët që marrin pjesë në incizimin e ri. Kështu, në vend të zërit të këngëtarit të ndjerë të grupit Dimo, “Përralla” do të interpretohet nga Grafa, Maria Ilieva, Mihaella Fileva, Svilen Noev, Stefan Vëlldobrev, Stenli, Polli Genova dhe shumë këngëtarë të tjerë të njohur. Dashuri, dritë dhe emocione të tërbuara gëzimi dhe trishtimi rrjedhin nga regjistrimi i ri i galaktikës së muzikantëve bullgarë, rrugët e të cilëve në një mënyrë apo në një tjetër kryqëzoheshin me atë të Dimos.
“Vendosëm të mbledhim miq që kanë lidhje me Dimon, kanë punuar me të dhe të regjistrojmë së bashku një audio dhe video të re të këngës “Përrallë”. Për ironi, në vitin 1998, Dimo dhe unë e incizuam këtë pjesë në studion e Millço Kacarov, dhe tani - 26 vjet më vonë, regjistrimi i versionit të ri po ndodh në të njëjtin vend" - thotë kitaristi dhe bashkëthemelues i grupit P.I.F Ivan Vellkov.
Koncerti - promovim "Përralla vazhdon" do të jetë më 25 prill. Në të përveç videos së re, muzikantët do të ofrojnë një rrugëtim emocional muzikor me këngët më të preferuara nga repertori i grupit P.I.F.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook /P.I.F.
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës". Përveç një ngarkese të fuqishme energjie dhe një tingulli modern, kënga përcjell edhe një mesazh..
Një festë kushtuar pasurisë së folklorit bullgar do të zhvillohet në kuadër të "Festivalit Evropian të Muzikës". Nxënës nga Akademia Kombëtare e Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” - interpretues të rinj të talentuar të muzikës popullore bullgare, do..
Aktorja dhe këngëtarja e re Violina Doceva është gati me këngën e saj të re "Kujtimi". Ajo shkroi tekstin dhe krijoi muzikën së bashku me Denis Popstoev, i cili është gjithashtu autori i aranzhimit. "Kujtimi" është një histori thellësisht personale..
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti, artist..