Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB: Nuk do të bashkëpunojmë përsëri me PP-DB

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk mund të ketë edhe një tjetër bashkëveprim  me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) pas zgjedhjeve. Në përgjigje të pyetjes së një gazetari në lidhje me një akuzë të bërë nga PP-DB se për shkak të GERB-it po bllokohet reforma në drejtësi sepse kryetarët e komisioneve përkatëse parlamentare janë nga GERB dhe për shkak të GERB-së kësti i dytë i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë është duke mos ardhur, Borisov deklaroi se tre vjet më parë GERB e bëri Bullgarinë anëtare në Bashkimin Bankar Evropian dhe vendi hyri në dhomën e pritjes të Eurozonës dhe e la gati Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. “Tani kur je në një fushatë paraelektorale të thuash që gjatë këtyre viteve kur GERB nuk ishte në qeveri, e ka fajin, nuk është serioze, nuk mund të ketë një bashkëpunim me njerëz që nuk e kuptojnë vërtet çfarë lënë pas vetes”, komentoi Borisov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD

Tubimi kufitar "Sllavçeto" mbledh bullgarë nga Bullgaria dhe Serbia

Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..

botuar më 25-06-27 5.42.MD

Tendencë e re: Testi psikologjik pengon çdo të tretin kandidat për karrierë ushtarake

Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..

botuar më 25-06-27 3.31.MD