Janë regjistruar afro 400 raste të kollës së mirë, jemi në fillim të një epidemie kombëtare, tha për Nova TV kryeinspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev. Ai shtoi se vetëm të hënën dhe të martën u diagnostikuan 70 pacientë të rinj.
Angell Kunçev theksoi se masat e rrepta të epidemisë së Covid-it, si mbajtja e detyrueshme e maskave dhe mbyllja e objekteve, nuk do të përsëriten. Sipas tij, shumë njerëz kanë kollë të lehtë të mirë ose nuk kanë fare simptoma dhe kjo ndihmon në përhapjen e sëmundjes. Ka mjaftueshëm vaksina për orarin e imunizimit, siguroi inspektori shëndetësor. Sipas tij, nuk është e nevojshme që të rriturit të vaksinohen. “Problemi është te fëmijët e vegjël, pasi rreziku i komplikimeve është i lartë”, shtoi ai.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..