Një projekt i financuar nga Bullgaria do të rrisë kapacitetet e punonjësve në administratën e Bashkisë së Bulqizës, Shqipëria Lindore, për zhvillimin e turizmit rural dhe malor në rajon, ku banon një pjesë e konsiderueshme e pakicës kombëtare bullgare në Shqipëri.
Projekti u lançua në një ceremoni zyrtare në qytetin e Bulqizës nga ambasadori bullgar në Tiranë Ivajllo Kirov dhe kryetarja e bashkisë shqiptare Festime Mjeshtri.
Pasi falënderoi për mbështetjen bullgare në profilin e vet në Facebook, zonja Festime Mjesthri theksoi se aktivitetet e projektit janë në sinkron me përpjekjet që bashkia bën për të promovuar sektorin e turizmit, i cili është kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës në zonë. “Përmirësimi i kapaciteteve të administratës vendore është një kusht i domosdoshëm për sigurimin e një procesi të suksesshëm të planifikimit dhe zhvillimit të agroturizmit dhe turizmit në nivel vendor”, tha kryetarja e Bashkisë së Bulqizës.
Suksese dhe shumë vizitorë në këtë “rajon malor unik dhe të mrekullueshëm”, uroi nga ana e vet ambasadori ynë në Shqipëri Ivajllo Kirov. Në prezantimin e projektit morën pjesë edhe përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare nga rajoni historiko-gjeografik Golloborda, të udhëhequr nga Ahmet Balla - kryetar i shoqërisë "Bullgarët e Shqipërisë" dhe Razi Rama - kryetar i Shoqatës Etno-Kulturore dhe Sportive të Gollobordës.
Projekti realizohet përmes mbështetjes financiare të instrumentit “Ndihma bullgare për zhvillim”, i cili është pjesë integrale e politikës së përgjithshme të Bashkimit Evropian për garantimin e sigurisë në nivel global, duke arritur zhvillimin e qëndrueshëm dhe integrimin ekonomik të vendeve dhe rajoneve fqinje. Ndihma bullgare për zhvillim pasqyron gjithashtu prioritetet gjeografike të politikës së jashtme të vendit tonë, bazuar në lidhjet tradicionale historike, ekonomike dhe kulturore dhe afërsinë gjeografike me vendet partnere. Ndër këto prioritete janë edhe mbështetja e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë, ku në vitin 2017 bullgarët u njohën zyrtarisht si pakicë kombëtare.
Ju kujtojmë se në fund të vitit të kaluar një ekip i Radio Bullgarisë vizitoi Shqipërinë, ku realizoi një sërë takimesh me përfaqësues të pakicës kombëtare bullgare atje. Më shumë për vizitën tonë mund të mësoni nga publikimi i mëposhtëm:
Përpiloi: Krasimir Martinov
Foto: Bashkia e Bulqizës, Faqja e Festime Mjeshtrit në Facebook
Bullgaria do të mirëpresë rreth 200 nxënës dhe të rinj nga e gjithë bota, të cilët do të marrin pjesë në Olimpiadën e parë Ndërkombëtare të Inteligjencës Artificiale, të krijuar nga bullgarët. Në garë kanë konfirmuar pjesëmarrjen 44 ekipe, dy prej..
Një studim i kompanisë së zgjidhjeve të biznesit "Moneypenny" tregon Sofjen si qytetin më të mirë për një evropian mesatar për të jetuar pas daljes në pension, shkruan revista "FORBES". Renditja merr parasysh faktorë të tillë si kostoja mesatare e..
Një shumicë e konsiderueshme e të rinjve në vendin tonë - 89%, e shohin zhvillimin e tyre në pesë vitet e ardhshme jo jashtë vendit, por në Bullgari, sipas një studimi të ri nga Agjencia e Analizës së Opinionit të Konsumatorëve JTN dhe Platforma..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Akademia Bullgare e Shkencave nënshkruan një Memorandum mbi bazën e të cilit do të bashkëpunojnë dhe do të..
Anëtarja e re e Këshillit të Mediave Elektronike, Këdrinka Këdrinova, nga kuota e presidentit, u prezantua zyrtarisht në mbledhjen e Rregullatorit të..