Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është e Premtja e Madhe - një ditë përulësie dhe heshtjeje

Foto: BGNES

Dita e Kryqëzimit të Krishtit është më e trishtuar për komunitetin e krishterë, e vetmja në të cilën nuk shërbehet Liturgjia e Shenjtë. Nuk ka as Kungim të Shenjtë, sepse Vetë Zoti e sakrifikoi veten nëpërmjet vdekjes së Birit të Tij në kryq.

Heshtja mbush zemrat e besimtarëve që shikojnë brenda vetes për të provuar ndërgjegjen e tyre. Me kokën ulur, ata i drejtohen Zotit me mirënjohje dhe përulësi për vetëflijimin e Krishtit - Qengjit flijues, që shfuqizoi flijimin e Dhiatës së Vjetër dhe vendosi Eukaristinë si burimin e jetës së përjetshme dhe të jetës në Zot.

Në Bullgari, E Premtja E Madhe është ditë pushimi, kur kishat mbushen me besimtarë. Herët në mëngjes, para shërbesës hyjnore të quajtur Orët Mbretërore, në mes të kishës, përballë Kryqëzimit me Krishtin e gozhduar të vendosur Të Enjten E Madhe, vendoset edhe “Varri” i Krishtit i zbukuruar me lule. Në fund të shërbesës, priftërinjtë marrin nga altari qefinin me imazhin e qëndisur të trupit të Jezu Krishtit të hequr nga Kryqi. Pasi priftërinjtë përkulen, radha është e besimtarëve, të cilët në shenjë përulësie dhe pendimi kalojnë nën qefin:   

Ky kalim nën tryezën e mbuluar me qefinin e Krishtit simbolizon zbritjen, së bashku me Zotin, në varr – shpjegon teologia Aleksandra Karamihaleva në një intervistë për Radio Bullgarinë.- Ky akt është vdekja jonë për jetën tonë të kaluar të kotësisë, e diktuar nga egoizmi, krenaria, zemërimi, lakmia, zilia, etj. Duke u gjunjëzuar para Kryqit të Krishtit, duke u zvarritur nën tryezën me qefinin, ne bëjmë pikërisht këtë hyrje në varr, ne vdesim për veten tonë të mëparshme. Ne dalim në anën tjetër të rilindur, me një zotim për një jetë të re në Krishtin, një jetë dashurie për të tjerët. Në jetën e re, përparësia jonë është Zoti Jezu Krisht, me urdhërimet e tij.”

Dhe Urdhërimet më të rëndësishme të Zotit janë ta duam Perëndinë dhe të afërmin tonë. Kjo do të thotë se gjithçka që bëjmë çdo ditë të diktohet duke mos dëmtuar askënd. “Çdo njeri që Zoti e dërgon në rrugën tonë të jetës, pasi të takohet me ne, të largohet më i qetë, më i gëzuar dhe i buzëqeshur, më i sigurt se do ta përballojë, me më shumë shpresë dhe me besim më të madh, se ka një Zot, që Zoti është afër. Është vetëm një “Zot” larg nesh dhe nuk ka asgjë për t’u frikësuar” – thekson Aleksandra Karamihaleva.

I kryqëzuar dhe i gozhduar midis dy vjedhësve, Shpëtimtari i lutet Atit të Tij që t'i falë torturuesit e Tij dhe jep një shembull suprem të dashurisë për të Afërmin. Në atë moment, njëri nga vjedhësit njeh Birin e Perëndisë dhe kërkon falje:

"Ky është një mesazh shumë i fortë për të gjithë ne, se ka shpresë sa jemi gjallë, nuk është vonë për t'u penduar - vëren Aleksandra Karamihaleva. - Të njohim Krishtin si Zot dhe si Shpëtimtar. Ta lavdërojmë si të tillë dhe të kërkojmë ndjesë për mëkatet tona. Në fakt grabitësi kryen shumë krime të rënda, vrasje, grabitje, por me këtë qëndrim pikëllimi dhe përulësie kupton se e meriton vuajtjen dhe dënimin e tij. Ai gjithashtu sheh se Jezusi vuan pavarësisht nga fakti, se ai nuk ka asnjë faj, pavarësisht se ai është i drejtë, dhe ky qëndrim i tij është në të vërtetë shpëtimtar për të. Është shumë inkurajuese edhe për të gjithë ne, por gjithashtu duhet të na bëjë jashtëzakonisht të kujdesshëm kur e quajmë dikë mëkatar. Nuk e dimë se si është ai duke qëndruar para Zotit, si pendohet dhe lutet atë mbrëmje dhe nëse Zoti nuk e ka falur. Mbetet e fshehur nga ne.”

Prandaj, duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, edhe në mendimet tona, të përpiqemi të mos i dënojmë të tjerët, edhe kur i shohim shkeljet e tyre me sy."Vëmendja jonë duhet të drejtohet në çdo lëvizje të shpirtit tonë - nëse reagojmë ndaj njerëzve të tjerë me dashuri", thotë Aleksandra Karamihaleva:

"Në fakt, kjo është masa jonë - Zoti Jezu Krisht. Ai është modeli ynë i vetëm. Në çdo moment të jetës sonë duhet të pyesim veten se si do të vepronte Krishti në vendin tonë.Dhe Ai do të vepronte me dashuri të pakushtëzuar ndaj çdo personi, si për mëkatarin ashtu edhe për të drejtin - me ndjesë, mëshirë dhe bujari. Njerëz të tillë duhet të jemi - të përpiqemi të bëhemi më të mirë çdo ditë, më të ngjashëm me Krishtin, më të ngjashëm me Zotin."

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: bg-patriarshia.bg, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD
Prof. asoc. Spas Tashev

Rajonet ku jetojnë bullgarë në Shqipëri është e nevojshme të kenë autonomi administrative

Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..

botuar më 24-11-19 7.30.PD