Më 31 dhjetor 2023, popullsia e Bullgarisë është 6 445 481 njerëz, ose 1,4% e popullsisë së BE-së, sipas të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave. Burrat janë 3 097 698 (48,1%), dhe femrat – 3 347 783 (51,9%). Përqindja e meshkujve mbizotëron në grupmoshën deri në 55 vjeç dhe me rritjen e moshës rritet përqindja e femrave.
Gjysma e popullsisë së vendit (51.5%) jeton në dy nga gjashtë rajonet e Bullgarisë - rajonin jugperëndimor (31.3%) dhe në rajonin jug-qendror (20.2%). Më pak i populluar është rajoni veriperëndimor – 664 000 njerëz, ose 10.3% e popullsisë së vendit.
23.8% e popullsisë së vendit është 65 vjeç e lart.
Në vend ka 911 025 fëmijë nën moshën 15 vjeç, ose 14,1% e popullsisë së përgjithshme.
Deri më 31.12.2023, 73,5% e banorëve të vendit jetojnë në qytete dhe 26,5% në fshatra.Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti dhe arsimi gjithëpërfshirës për të gjithë - THIRRJE 2", financuar nga Programi i Bashkëpunimit..
At Ljubomir Bratoev ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në ngjarjet e themelimit të bashkësisë së kishës ortodokse bullgare në Berlin. Ai mbërriti në..