Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën.
Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e krijimit me një koncert në sallën "Bullgaria" të Sofjes. Mbrëmjen e fundit të prillit ato do t'i ofrojnë edhe një herë publikut interpretime të bukura të folklorit bullgar, në një koncert të veçantë.
Këngëtaret me në krye Vanja Monevën nisin me entuziazëm projekte të ndryshme, si në fushën e folklorit, muzikës kishtare, por edhe në produksione të ndryshme xhaz, pop, muzikë për filma dhe teatër, si dhe në lëmin e së ashtuquajturës “world music”.
Në vazhdim të 30 viteve, biografia e korit përfshin qindra koncerte në Bullgari dhe në të gjithë Evropën, Azinë, Amerikën Veriore dhe Jugore etj. Partneriteti i tyre i suksesshëm me kompozitorin japonez Jun Miyake çon në një sërë koncertesh në Tokën e Diellit që po lind. Qeveria japoneze dhe Komiteti Olimpik i vendit ftuan ansamblin bullgar të regjistrojë një version të himnit kombëtar japonez, i cili u interpretua në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Rio 2016. Është magjepsëse pjesëmarrja e korit "Vanja Moneva" në incizimin e muzikës së filmit nga seria "Star Wars" - "Solo" (2018), kompozuar nga John Powell, si dhe në regjistrimin e muzikës së produksionit të HBO "His Dark Materials" (2019) nga kompozitori Lorne Balfe.
"Në Bullgari është e vështirë të ekzistojë çdonjë kor, nëse nuk është shtetëror apo bashkiak. Prandaj është shumë i rëndësishëm roli i dirigjentit dhe motivimi i koristëve. Rruga ime profesionale ka qenë shumë e vështirë që nga vetë fillimi, por vështirësitë më kanë bërë më të fortë, sepse e di që e bëj artin tim me zemër të pastër dhe me shumë dashuri. Kështu i motivoj edhe koristet e mia, ato janë luftëtare si unë, sepse fëmijët janë si prindi. Prandaj mendoj se pamjen e një kori e krijon dirigjenti dhe siç është dirigjenti si njeri dhe si profesionist, i tillë është edhe kori i tij.”
Le të shijojmë zërat e bukur të këngëtareve të korit "Vanja Moneva" përmes një prej performancave të tyre si pjesë e koncertit solemn bamirës me rastin e Pashkëve "Ura e Qiellit", që u zhvillua në vitin 2021, në shpellën “Ura e Zotit” pranë fshatit Liljaçe të rrethit të Vracës(Bullgaria Veriperëndimore). Kënga titullohet “O dielli i dashur i nënës”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re, këtë herë me reperin Bobo. Teksti është i saj, ndërsa muzika dhe aranzhimi janë të pianistit Zhivko..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të ri dhe më modern të këngës “Të dy” - një remix i krijuar nga Fabrizio Parisi. Në të, DJ i famshëm..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e Shenjtë", këngëtarët e rinj do të prezantojnë këngë të dashura nga e gjithë bota për të na ngrohur..