Tashmë tre dekada zërat kozmikë të këngëtareve në një nga koret më të njohura folklorike bullgare, nën drejtimin artistik të Vanja Monevës, emocionojnë publikun në vendin tonë dhe në mbarë botën.
Kori "Vanja Moneva" feston përvjetorin e krijimit me një koncert në sallën "Bullgaria" të Sofjes. Mbrëmjen e fundit të prillit ato do t'i ofrojnë edhe një herë publikut interpretime të bukura të folklorit bullgar, në një koncert të veçantë.
Këngëtaret me në krye Vanja Monevën nisin me entuziazëm projekte të ndryshme, si në fushën e folklorit, muzikës kishtare, por edhe në produksione të ndryshme xhaz, pop, muzikë për filma dhe teatër, si dhe në lëmin e së ashtuquajturës “world music”.
Në vazhdim të 30 viteve, biografia e korit përfshin qindra koncerte në Bullgari dhe në të gjithë Evropën, Azinë, Amerikën Veriore dhe Jugore etj. Partneriteti i tyre i suksesshëm me kompozitorin japonez Jun Miyake çon në një sërë koncertesh në Tokën e Diellit që po lind. Qeveria japoneze dhe Komiteti Olimpik i vendit ftuan ansamblin bullgar të regjistrojë një version të himnit kombëtar japonez, i cili u interpretua në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike Rio 2016. Është magjepsëse pjesëmarrja e korit "Vanja Moneva" në incizimin e muzikës së filmit nga seria "Star Wars" - "Solo" (2018), kompozuar nga John Powell, si dhe në regjistrimin e muzikës së produksionit të HBO "His Dark Materials" (2019) nga kompozitori Lorne Balfe.
"Në Bullgari është e vështirë të ekzistojë çdonjë kor, nëse nuk është shtetëror apo bashkiak. Prandaj është shumë i rëndësishëm roli i dirigjentit dhe motivimi i koristëve. Rruga ime profesionale ka qenë shumë e vështirë që nga vetë fillimi, por vështirësitë më kanë bërë më të fortë, sepse e di që e bëj artin tim me zemër të pastër dhe me shumë dashuri. Kështu i motivoj edhe koristet e mia, ato janë luftëtare si unë, sepse fëmijët janë si prindi. Prandaj mendoj se pamjen e një kori e krijon dirigjenti dhe siç është dirigjenti si njeri dhe si profesionist, i tillë është edhe kori i tij.”
Le të shijojmë zërat e bukur të këngëtareve të korit "Vanja Moneva" përmes një prej performancave të tyre si pjesë e koncertit solemn bamirës me rastin e Pashkëve "Ura e Qiellit", që u zhvillua në vitin 2021, në shpellën “Ura e Zotit” pranë fshatit Liljaçe të rrethit të Vracës(Bullgaria Veriperëndimore). Kënga titullohet “O dielli i dashur i nënës”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Krijimet e muzikantit të madh Dimitër Vëllçev për skenën bullgare, kinemanë, televizionin dhe në zhanret popullore, janë jo vetëm mbresëlënëse, por edhe tashmë të njohura si trashëgimi kombëtare klasike. Nga gëzimi i thellë krijues kanë lindur hitet e..
Verka Siderova, zëri i artë i Dobruxhës dhe i Bullgarisë, përfundoi udhën e saj tokësore në moshën 99-vjeçare. Lajmin e hidhur e bëri të ditur familja e këngëtares. E lindur më 26 prill 1926 në qytetin Dobrç të Bullgarisë Verilindore, Verka..
Adhuruesit e xhazit, si çdo vit, e presin me padurim në fillim të korrikut Festivalin Ndërkombëtar A to JazZ . Këtë vit ai do të zhvillohet nga data 3 deri më 6 korrik, si zakonisht në Parkun Jugor 2 të kryeqytetit bullgar. Me kalimin e..
Në mes të verës, një nga artistët më të dashur të muzikës pop të tre dekadave të fundit – Orlin Goranov, na çon në bregdet me videoklipin për..
Grupi Etherea prezanton këngën e tij të parë "Hajde, vajzë, le të vrapojmë" – një aranzhim modern i muzikës popullore (në origjinal – "Kate, Kate,..