Seanca plenare e lamtumirës e Parlamentit të nëntë Evropian (PE) kaloi nën shenjën e fushatës së ardhshme zgjedhore për Parlamentin e radhës”, tha gazetarja e programit “Horizont” të BNR Tanja Millusheva, e cila vizitoi për herë të parë organin legjislativ evropian - në seancën e tij të fundit në këtë përbërje përpara votimit në qershor.
Çfarë ishte në gjendje të arrinte ky Parlament Evropian dhe çfarë i la trashëgim atij të radhës? Ju ofrojmë mendimet e dy ekspertëve të çështjeve evropiane - korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Belgjikë Angelina Piskova dhe themeluesja e degës "Studime Evropiane" në Universitetin e Sofjes "Sveti Kliment Ohridski" profesoresha e asociuar dr. Julija Zaharieva, e cila është gjithashtu një nga specialistet më erudite në fushën e së drejtës evropiane dhe ndërkombëtare në Bullgari.
Me çfarë sfidash u përballën eurodeputetët?
“Duke i krahasuar mandatet e mëparshme të parlamentit, mund të them se ky nga viti 2019 deri në vitin 2024 karakterizohet nga tensione dhe sfida shumë të mëdha”, tha profesorja e asociuar.
“Gjithçka për momentin është lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë", shtoi korrespondentja dhe profesoresha e universitetit konfirmoi se si një sfidë "lufta po vazhdon nga mandati i kaluar", se ka "tensione të reja në Lindjen e Mesme" dhe se "çështjet e refugjatëve gjithashtu vazhdojnë të pulsojnë”.
“Si arritjet më të mëdha deri më tani, mund të përmendim miratimin e Paktit për Migracionin dhe Azilin – një sinjal shumë i mirë për vendet në vijën e frontit, përfshirë Bullgarinë. Ose Akti Evropian për Lirinë e Mediave – diçka që është jashtëzakonisht e rëndësishme për Bullgarinë, sepse ne e njohim peizazhin mediatik, ose Aktin për Shërbimet Digjitale”, theksoi Angelina Piskova.
"Ka probleme që mund të gjurmohen pothuajse gjatë gjithë historisë së zhvillimit të Bashkimit Evropian. Do të ishte mirë nëse mund të themi se disa nga këto çështje janë zgjidhur përfundimisht", theksoi profesoresha e asociuar Julija Zaharieva, ndërsa gazetarja nga BNR dha një shembull të përhapjes së koronavirusit:
"Dhe Covid-19 ishte një sfidë e madhe, së shpejti do të shohim se si do të shlyhet borxhi i akumuluar rreth vaksinave. Në përgjithësi mendoj se u gjet një rrugëdalje, e cila ndoshta nuk është më e mira."
“Tani jemi duke u përballur me një krizë shumë më serioze dhe një kërcënim shumë më serioz dhe do të shohim se si do të zgjidhet në Parlamentin e ardhshëm Evropian”, theksoi Piskova.
“Ne nuk duhet të harrojmë edhe këto linja relativisht të reja të BE-së në politikën e përbashkët mbrojtëse – madje në një situatë shumë më komplekse se në mandatet e mëparshme”, paralajmëroi ekspertja e së drejtës evropiane dhe gazetarja e radios që jeton në Belgjikë tha se “vetë lufta ka zëvendësuar absolutisht çdo gjë":
"Vëmendja e të gjitha institucioneve evropiane është e përqendruar atje. Për momentin, ata po mendojnë se si ta ndihmojnë Ukrainën në mënyrë që ajo të vazhdojë të luftojë, kështu që ta përfundojë me sukses luftën, duke mbrojtur në këtë në mënyrë vetveten dhe BE-në. Dhe nuk mund të jetë ndryshe, sepse, siç vërejnë politikanët, lufta është kthyer në Evropë, për fat të keq.”
A ishte ky PE më i suksesshëm se ai i mëparshmi?
“Nuk gjej ndonjë argument serioz për të thënë se cili ishte më i suksesshëm dhe cili jo. Megjithatë, edhe mandati i mëparshëm ishte i ngopur me probleme shumë serioze, duke përfshirë aneksimin e Krimesë dhe referendumin në Mbretërinë e Bashkuar për daljen vullnetare nga Bashkimi”, kujton profesoresha e asociuar Julija Zaharieva.
“Mendoj se është e vështirë të bëhet një krahasim i tillë, por ai sigurisht është përballur me më shumë sfida.Unë personalisht mendoj se veprimet ishin përgjithësisht të sakta.Përderisa krizat si skandali korruptiv që shpërtheu me Katar të çojnë në veprime reale, kështu që këto raste të mos përsëriten”, shtoi Angelina Piskova.
A do të ndikojnë në qëndrimet gjatë zgjedhjeve të ardhshme në qershor akuzat se eurodeputetët e këtij parlamenti kanë marrë para nga Moska?
“Shpresojmë që këto hetime të sjellin rezultate konkrete. Nuk e përjashtoj që kjo të ndodhë, por shpresoj që të mos ulë besimin në PE. Çdo aludim se ka korrupsion, sigurisht që do të ketë pasoja”, tha profesoresha e asociuar Zaharieva.
Piskova nga ana e vet kujtoi se "të gjitha studimet tregojnë se euroskeptikët do të rrisin rezultatin e tyre në këto zgjedhje evropiane, gjë që e shohim në Francë, në Gjermani, por jo në atë masë që mund të çojë në kolapsin e Bashkimit Evropian."
“Parisi dhe Berlini do të jenë ndër vendet që do të kenë më shumë përfaqësues në Parlamentin e ardhshëm Evropian – a do të ndryshojë kjo fytyrën e tij?
“Sigurisht që do të ketë ndikim.Dhe supozoj se brenda do të ketë forca që janë më të prira për të kërkuar një kompromis me regjimin e Putinit”, shtoi gazetarja, kurse pyetjes për thashethemet për numrin në rritje të nacionalistëve, avokatja theksoi: “Nacionalistët nuk janë gjithmonë kundër idesë evropiane.Të mos harrojmë se motoja e Bashkimit Evropian është “Të bashkuar në diversitet”.
A do të ketë surpriza në zgjedhjet evropiane?A mund të bëjmë një parashikim bazuar në tendencat e kaluara?
“Për disa mandate radhazi prezenca e Partisë Popullore Evropiane (PPE) është më e madhja – kanë më së shumti deputetë.Në të kaluarën, këto qëndrime kanë ndryshuar me socialistët.Cili do të jetë peizazhi në këtë parlament, vështirë se mund të them”, tha profesoresha e asociuar Julija Zaharieva dhe paralajmëroi se: “Nuk duhet ekzagjeruar rreziku i mbizotërimit të pesimistëve evropianë apo të deputetëve të tillë që shkojnë në parlament për të ndryshuar BE-në nga brenda dhe pothuajse ta shkatërrojnë atë.”
“Të paktën tani për tani, unë mendoj se Partia Popullore Evropiane do të ketë avantazh. Sa për euroskeptikët është e vështirë të parashikohet. Po, numri i tyre do të rritet, por deri në çfarë mase ata do të bashkohen në imponimin e vendimeve të lidhura me kompromiset me Rusinë – kjo nuk është e sigurt, sepse ata janë në konflikt njëri me njëra-tjetrin. Ky rezultat, të cilin tani e tregojnë parashikimet e ndryshme, nuk do të thotë domosdoshmërisht se ai do të jetë i njëjtë në Parlamentin Evropian”, shtoi korrespondentja jonë Angelina Piskova.
A pritet pjesëmarrje e ulët në zgjedhje dhe a do të ndikohet ajo nga e ashtuquajtura “zgjedhje e kombinuar” në disa vende, përfshirë Bullgarinë?
“Është e vështirë të them - ka lodhje, ashtu siç ka lodhje në Bullgari pas kaq shumë zgjedhjeve të mbajtura brenda dy viteve.Edhe këtu ka një lloj euroskepticizmi, i cili forcohet për shkak të varfërimit të njerëzve, për shkak të inflacionit, për shkak të rritjes së çmimeve”, tha gazetarja, sipas së cilës zgjidhja e këtyre problemeve do të jetë edhe ndër pikat kryesore të fushatës zgjedhore, veçanërisht për "kundërshtarët e Bashkimit Evropian në formën e tij aktuale".
Në intervistën e saj për BNR, Prof. Julija Zaharieva, e cila ligjëron lëndën "E drejta e Bashkimit Evropian" në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sofjes, kujtoi gjithashtu një, sipas fjalëve të saj, "tendencë paksa paradoksale":
“Kur u bënë zgjedhjet e para për Parlamentin Evropian në vitin 1979 – atëherë ai ende quhej Asambleja Parlamentare dhe aktiviteti elektoral ishte mbi 60 për qind. Sa më shumë rriten kompetencat e Parlamentit, sepse ai është institucioni i zhvilluar në mënyrë më dinamike në aspektin e kompetencat e tij, sa më shumë ulet pjesëmarrja në votime, nuk kam asnjë shpjegim për këtë paradoks, d.m.th. sa më shumë rendon ky institucion në BE, aq më shumë interesi po ulet.”
“Fakti që ka zgjedhje 2 në 1 – sidomos për ne, pjesëmarrja e votuesve është problem, por gjithsesi mendoj se do të ketë më shumë interes”, shtoi avokatja.
Gjatë seancës së fundit të PE në Strasburg, emri i vendit tonë u përmend në dy rezoluta: në atë për ndërhyrjen ruse në BE dhe në atë që denoncon sulmin e Iranit ndaj Izraelit.
A ka, megjithatë, arsye për shqetësimin e eurodeputetëve për "përpjekjet e shpeshta ruse për të ndërhyrë në zgjedhjet në Bullgari të 9 qershorit", siç thuhet në dokument?Dhe çfarë rrjedh prej tij?
"Po, ekziston një qëndrim i shprehur shqetësimi se Bullgaria është e ndjeshme ndaj ndikimit rus dhe ky është një fakt," tha gazetarja Angelina Piskova që banon në Bruksel.
"Ne jemi gjithashtu një vend në vijën e parë jo vetëm kur bëhet fjalë për emigrantët, por në përgjithësi brenda Bashkimit Evropian, kështu që nga ky këndvështrim është normale t'i nënshtroheпi një sulmi më të fortë rus. Është gjithashtu normale duke pasur parasysh rrethanat historike në Bullgari dhe është normale që PE të shqetësohet, por kjo rezolutë thjesht përfaqëson qëndrimin e Parlamentit Evropian dhe asgjë më shumë.”
“Rezolutat kanë peshë shumë të madhe politike, por nuk janë akte ligjore”, kujton profesoresha e asociuar Julija Zaharieva.
"Unë e kuptojsе pse u përmend Bullgaria, por madje të ketë një ndërhyrje të tillë, ajo më së shumti kalon përmes mediave - ende ka zhurmë për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane. Nuk e përjashtoj, por nuk besoj se kjo do të ketë një ndikim shumë serioz në gjeometritë e brendshme partiake në PE”, parashikoi ajo.
Si u prezantua Bullgaria në këtë mandat dhe për çfarë do të “mbahen mend” eurodeputetët e dërguar nga vendi ynë?
“Të gjithë eurodeputetët bullgarë deklaruan se sa e rëndësishme është që të gjithë përfaqësuesit bullgarë të punojnë së bashku në koordinim për të mbrojtur interesin kombëtar këtu, në territorin e PE-së”, е theksoi këtë si një aksent në sesionin e fundit të Parlamentit Evropian, ku ishte e pranishme gazetarja bullgare Tanja Millusheva.
"Kjo thirrje "Unë do të mbroj interesat e Bullgarisë" është paksa shqetësuese - ata largohen me të, ata kthehen me të", tha profesoresha e asociuar Zaharieva, sipas së cilës "kjo tingëllon pak si një thirrje lufte":
“Kjo të lë përshtypjen se Bullgaria sikurse është në qoshe apo se ka sulme të vazhdueshme kundër interesave të saj.Kjo është e përshtatshme për një fushatë elektorale, sepse i arrin njerëzit shumë lehtë”.
“Në parim, në PE, eurodeputetët nuk bisedojnë sipas shteteve, por më tepër sipas grupeve politike”, kujtoi korrespondentja jonë në Bruksel:
"Ka një përjashtim për vendin tonë, kur janë bashkuar deputetë nga forca të ndryshme politike. Një nga rastet ishte në PE-në e mëparshme - rreth miratimit të Paktit të Mobilitetit, i cili nuk ishte në favor të vendit tonë, por megjithatë ai u miratua. Rasti tjetër ishte për të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”.
Ndër aktivistët në parlamentin në largim ishte edhe Elena Jonçeva, e cila sot na bën të pyesim veten - a është fenomeni i “nomadëve politik” i zakonshëm në Evropë?
“Nomadë mund të ketë edhe në PE.Nuk është një dukuri bullgare - njerëzit ndryshojnë bindjet e tyre”, tha profesoresha e asociuar Juljia Zaharieva.
“Në rastin konkret ka një justifikim - kuota civile: Unë nuk jam anëtar i asnjë partie, por jam zgjedhur nga një kuotë civile e një partie tjetër, që është e mundur.”
“Më lejoni t'ju kujtoj se një parti e tërë u nda nga Partia Popullore Evropiane - FIDES e kryeministrit hungarez.Tani, për mua personalisht, mbetet pak për t'u habitur se pikërisht Elena Jonçeva, e cila kishte një deklaratë në PE më tepër në mbështetje të paqes në Ukrainë në kërkim të një kompromisi, e bën këtë kthesë drejt një force që shpreh një këndvështrim të kundërt”, shtoi Angelina Piskova.
Bilanci i asaj që është bërë gjatë mandatit të PE
370 dosje legjislative janë përmbyllur, ndërsa 401 të tjera janë miratuar gjatë mandatit të tetë.
“Vendimi për to do të merret nga Parlamenti i dhjetë i ardhshëm Evropian. Fushata e shpalljes së eurodeputetëve bullgarë në të fillon më 9 maj – pikërisht në ditën e Evropës”, theksoi gazetarja e BNR Tanja Millusheva.
Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Foto: Rojters, arkiv
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës..