Bullgaria u ngjit me 12 pozicione në vendin e 59-të në renditjen vjetore të Reporterëve pa Kufij për lirinë e medias për vitin 2024, publikuar me rastin e 3 majit - Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Vendi ynë përmirëson ndjeshëm pozicionin e tij në vlerësimin global, ku përfshihen 180 vende. Megjithatë, ajo mbetet në fund brenda BE-së, ku ngjitet vetëm një pozicion në vendin e 23-të. Pasohet vetëm nga Hungaria, Qiproja, Malta dhe Greqia. Sipas organizatës, performanca më e mirë e vendit tonë në vitin 2023 është kryesisht për faktin se në vitin e kaluar qeveria me kryeministrin Nikollaj Denkov ka treguar gatishmëri për reforma në mjedisin mediatik.
Pavarësisht progresit, Organizata “Reporterët pa Kufij” vëren se treguesit e Bullgarisë në fushën e politikës, ekonomisë dhe sigurisë mbeten relativisht të ulëta.
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova nga foltorja e Kuvendit. Ajo shpjegoi se në takimet e..
Në prag të 1 shkurtit - Ditës së Nderimit të Viktimave të Regjimit Komunist në Bullgari, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB) njoftoi se po parashtrojnë një projektligj që parashikon heqjen e monumenteve që simbolizojnë regjimin..
Kisha Ortodokse Bullgare është e vetmja përfaqësuese e Ortodoksisë tradicionale Lindore për vendin. Këtë e vendosën deputetët me ndryshimet përfundimtare në Ligjin për Fetë. Amendamenti që vetëm Kisha Ortodokse Bullgare mund të shfrytëzojë termin..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..