Në mesnatë përballë Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kryetari i përkohshëm i Sinodit të Shenjtë – Mitropoliti i Vracës Grigorij, shpalli Ngjalljen e Krishtit dhe i dha një bekim popullit bullgar.
"Krishti u ringjall! Duke e festuar këtë festë të festimeve me një ndjenjë të veçantë shpirtërore, kujtojmë veprën shëlbuese të Shpëtimtarit të botës - vuajtjen e tij në kryq dhe ringjalljen e ndritshme. Pashka është vetë thelbi i krishterimit. Kjo është fitorja që na e ka dhuruar Zoti”, u tha ai besimtarëve, të cilët natën e Pashkëve morën një pjesë të zjarrit të bekuar në shtëpitë e tyre.
Për shkak të situatës së tensionuar në Izrael, Sinodi i Shenjtë vendosi për të mos udhëtuar në Jerusalem për transferimin e Zjarrit të Bekuar këtë vit, por ai ruhet nga viti i kaluar në shumë vende në Bullgari dhe u përdor për shërbimin e Pashkëve.
Në mesazhin e Pashkëve, Mitropoliti Grigorij theksoi se në këto ditë të ndritshme jemi thirrur të ndajmë gëzimin me familjen, miqtë dhe mbi të gjitha me ata vëllezër e motra që janë në nevojë, duke treguar dashuri dhe bamirësi.
“Sot, lutja jonë drejtuar Zotit dhe Shpëtimtarit të Ngjallur është që të rivendosen lidhjet e humbura midis popujve dhe të mbretërojë edhe një herë dashuria vëllazërore, paqja botërore dhe vullneti i mirë mes njerëzve. Tani më shumë se kurrë ne kemi nevojë të jemi paqebërës dhe të tregojmë dashurinë tonë për fqinjin tonë”, shtoi ai.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..