Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev uroi bullgarët për Ngjalljen e Krishtit

Rumen Radev: Për Pashkë t'i urojmë njëri-tjetrit besim dhe forcë për vepra të denja në një jetë të ngopur me sprova

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

“Uroj shëndet, paqe dhe dashuri në çdo shtëpi bullgare! Le të na mbushë zemrat dhe mendimet drita dhe gëzimi i festës më të madhe të krishterë dhe të forcojë mirëkuptimin dhe tolerancën e ndërsjellë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Presidenti në faqen e tij në Facebook.

Në Pashkë, le t'i urojmë njëri-tjetrit besim dhe forcë për vepra të denja në sprovat e ngopura të jetës sonë moderne, të cilat do të çojnë në zgjimin shpirtëror dhe bashkimin e të gjithë kombit, deklaron kreu i shtetit dhe shton: "Le ta bëjmë këtë me mirëkuptimin dhe bindjen e qartë se kjo është detyrë dhe përgjegjësi ndaj Bullgarisë dhe ndaj jetës dhe fatit të brezave të ardhshëm”.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD