Në Ditën e Evropës, le të urojmë për një Bashkim Evropian që vazhdon të ndërtojë unitetin e tij mbi parimet e demokracisë dhe paqes. Kështu tha presidenti Rumen Radev pas vendosjes së luleve para monumentit të Luftëtarit të Panjohur me rastin e 79 viteve nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Presidenti dhe Nënpresidentja Ilijana Jotova morën pjesë në ngritjen ceremoniale të flamurit të BE-së para institucionit presidencial. Radev u bëri thirrje kandidatëve bullgarë për eurodeputetë të shprehin qëndrimin e tyre nëse duhet të hiqet parimi i konsensusit kur merren vendime për politikën e jashtme në BE.
Së shpejti do të bëhet e qartë nëse Maqedonia e Veriut do të dëshirojë të ndjekë rrugën e Evropës apo do të marrë një drejtim tjetër. Kështu Radev komentoi rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura në Maqedoninë e Veriut dhe përsëri theksoi se mbështet integrimin evropian të Shkupit.Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..