Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari fillon fushata zgjedhore për votën “2 në 1”

Foto: arkiv

Nga ora 00:00 e datës 10 maj, Bullgaria është në një fushatë zgjedhore 30 ditore. Kjo është fushata e gjashtë për një parlament kombëtar brenda 3 viteve e gjysmë. Megjithatë, e veçanta është se tani për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë  si kandidatët për deputetë në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor, ashtu edhe për 17 vendet e përfaqësuesve bullgarë në Parlamentin Evropian.

Fushata do të vazhdojë deri në orën 00.00 të datës 7 qershor, pasi data 8 qershor është një ditë reflektimi ku agjitacioni ndalohet. Gjuha zyrtare në të cilën zhvillohet fushata parazgjedhore është bullgarishtja dhe të gjithë kandidatët e partive, si dhe komitetet iniciative që kanë regjistruar përfaqësuesit e tyre, kanë të drejtën e aksesit të barabartë në burimet e informacionit të nevojshëm për qëllimet e fushatës zgjedhore. Ofruesit e shërbimeve mediatike janë të detyruar të shpallin në faqet e tyre të internetit informacionin për kontratat, përfshirë ato falas, të lidhura me partitë, koalicionet dhe komitetet nismëtare që kanë regjistruar kandidatët.

Në një intervistë për Radio Bullgarinë, Prolet Vellkova nga Këshilli i Mediave Elektronike kujtoi rolin e monitorimit të medias, të cilin rregullatori e kryen tradicionalisht gjatë fushatës zgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve:

Prolet Vellkova

“Ashtu si në të gjitha zgjedhjet e tjera, Këshilli monitoron respektimin e ligjit në një situatë zgjedhore. Dhe ju e dini që kur ka shkelje, Këshilli i Mediave Elektronike nuk do t'i sanksionojë, por do t'i dërgojë sinjale Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ndërmerr masa dhe mundësisht sanksionon për to."

Për shkak të koincidencës së dy votave, votimi në zgjedhjet e 9 qershorit do të ketë veçoritë e veta. Një prej tyre është kërkesa për qëndrim të ulur në zgjedhjet e PE-së, gjë që nuk vlen për Kuvendin Popullor. Për sa i përket mundësisë për ta hedhur votën tonë jashtë vendit, kjo është e mundur në të gjitha vendet e BE-së, ku do të votojmë si për Parlamentin Bullgar ashtu edhe për Parlamentin Evropian. Në vendet jashtë BE-së, qytetarët bullgarë kanë të drejtë të votojnë vetëm për përfaqësuesit kombëtarë.

Kamelija Nejkova

Në zgjedhjet marrin pjesë 20 parti dhe 11 koalicione. Në një intervistë për BNR, kryetarja e KQZ-së Kamelija Nejkova kujtoi se nuk ka shkelje nëse i njëjti kandidat figuron në listat për Parlamentin Evropian dhe Kuvendin Popullor, por nëse ai zgjidhet në të dyja pozicionet, ai duhet të deklarojë preferencën e tij për njërën nga dy vendet e punës.

Lexoni më shumë:


Përpilues: Ioan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD