Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzikantët e grupit D2 festojnë 25 vjet në skenë me një koncert

Foto: Facebook / D2

25 vjet muzikë, 25 vjet histori, 25 vjet forcë lëvizëse në industrinë muzikore bullgare - e gjithë kjo festohet nga muzikantët e formacionit D2 me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës.

Grupi u krijua në fund të vitit 1998 nga Dimitër Kërnev. Anëtari i dytë që u bashkua ishte këngëtari Diço T. Hristov, i cili më vonë filloi një karrierë të pavarur dhe Dejan Kamenov u bë frontmen. Gjatë viteve, grupi realizoi disa turne në vend dhe u prezantua në festivale bullgare dhe ndërkombëtare, si Eurosonic (Holandë), Rock'N'Coke (Turqi), Rock for People (Republika Çeke), etj. Janë të shumta edhe  dekoratat muzikore në karrierën e  grupit D2.Mestyre janë “Grupi i Vitit”, “Albumi i Vitit”, “Hiti i Vitit” etj. D2 dy herë fitoi Çmimin e Madh në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera e Artë”.

Anëtarët aktualë të grupit janë Dimitër Kërnev (kitarë), Aleksandër Obretenov (bas kitarë), Vasill Vutev (bateri), Radostin Vasilev (vokal). Grupi ka katër albume të incizuara. I pari - "Vajza e akullt" (2000) - është produkti muzikor më i shitur në tregun bullgar në njëzet vitet e fundit me më shumë se 100 000 kopje.

Grupi D2 aktualisht është duke punuar mbi një album përvjetor me të ftuar specialë, i cili përfshin disa nga këngët më të njohura të formacionit, si dhe shumë kompozime të reja.

Teksti i këngës "Këtu dhe Tani" u krijua nga mjeshtri i poezisë rok Aleksandër Petrov së bashku me muzikantët e grupit D2, të cilën e bënë si muzikën ashtu edhe aranzhimin.  

Lexoni më shumë:


Redaktore: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / D2





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Е tashmja ime" – një fotografi e tatuazhuar në zemër

Rërë, ujë, rreze, në livadhe – vesë… Të gjitha këto i gjejmë në këngën e re origjinale të Teddy Velvet "E tashmja ime", e cila përfshin njerëzit më të dashur për Teddy-n: djalin e saj, babain e saj dhe të dashurin e saj. "E tashmja ime" është..

botuar më 25-07-30 6.05.PD

Grupi Etherea me një mesazh fluturimi të përbashkët – "Hajde, vajzë, le të vrapojmë"

Grupi Etherea prezanton këngën e tij të parë "Hajde, vajzë, le të vrapojmë" – një aranzhim modern i muzikës popullore (në origjinal – "Kate, Kate, е   bukura Kate”). Kënga është shumështresore, dinamike dhe u jep një skenë secilit prej katër..

botuar më 25-07-29 2.45.MD

"Dashuri" – atmosferë verore me Orlin Goranov dhe "Akaga"

Në mes të verës, një nga artistët më të dashur të muzikës pop të tre dekadave të fundit – Orlin Goranov, na çon në bregdet me videoklipin për këngën e tij më të re "Dashuri". Teksti është nga Angell Djullgerov , i cili ka marrë pjesë edhe në..

botuar më 25-07-28 6.10.PD