Uashingtoni i bëri thirrje Shkupit për përpjekje dhe reforma të vazhdueshme për të arritur përparim në pranimin në BE. “Ne inkurajojmë vazhdimin e dialogut midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, i cili është i rrënjosur në një përkushtim të përbashkët për të ardhmen e vendit si anëtar me të drejta të plota i BE-së”, tha Departamenti i Shtetit për Zërin e Amerikës, “Qëllimet tona të përbashkëta për siguri, prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik mbeten dhe SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në zbatimin e këtyre aspiratave. Bullgaria insiston në përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, si parakusht për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. SHBA-të mbeten të përkushtuara ndaj Marrëveshjes së Prespës", tha ambasada amerikane në Shkup.
Gordana Siljanovska u betua si presidente e "Maqedonisë" dhe nuk përdori emrin zyrtar Maqedonia e Veriut, duke shkaktuar skandal diplomatik dhe duke shkelur Traktatin e nënshkruar të Prespës në vitin 2018.
Lexoni më shumë:
Një protestë me kërkesë për dorëheqjen e ministrit të arsimit Krasimir Vëllçev dhe anulimin e idesë së Ministrisë së Arsimit për mësim të detyrueshëm të lëndës "Feja dhe Virtytet" po organizohet në rrjetet sociale, njoftoi gazetari i Radios Kombëtare..
Prokuroria e Qytetit të Sofjes ka ngritur akuzë ndaj ish-ministrit të brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev për keqmenaxhim. Ky është një aneks i kontratës për ndërtimin e sistemit për dokumente të reja personale, të nënshkruar nga Demerxhiev në verën e..
Nëse ngadalësojmë dhe nuk e modernizojmë industrinë tonë, brenda 5-6 vitesh ajo do të jetë ekzotike për tregun evropian të armëve. Kjo është një sfidë e madhe, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në diskutimin "Haga 2025: horizonti para NATO-së..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Në një letër të hapur drejtuar Kryeministrit Rosen Zheljazkov dhe Ministrave të Bujqësisë, Financave dhe Ekonomisë, Unioni i Fermerëve Bullgarë..