Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në 6 muaj, kamerat esistemit të tarifave do të matin shpejtësinë e automjeteve

Foto: BGNES

Po punohet për të siguruar që kamerat e sistemit të tarifave të matin shpejtësinë mesatare të mjeteve motorike. Kjo duhet të ndodhë më së voni brenda 6 muajve, tha ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov. Brenda disa muajsh pritet furnizimi i 273 kamerave të reja. Këtë e bëri të ditur ministri duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për masat kundër aksidenteve në trafikun rrugor.  Mbrëmë dy të rinj humbën jetën në Plovdiv pasi u përplasën vetë teksa po lëviznin me shpejtësi të madhe. Ministri theksoi se, sipas analizave, aksidentet e rënda të trafikut kryhen nga drejtuesit e rinj të automjeteve dhe deklaroi nevojën për ndryshime në trajnimin e drejtuesve të rinj dhe për rritje të sanksioneve.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shesh patinazhi në të hapur hapet në Burgas

Një shesh patinazhi me një sipërfaqe prej 400 metrash katrorë hapet në sheshin “Trojkata” në qytetin bregdetar të Burgasit sonte. Ata që dëshirojnë mund të përdorin shërbimet e një instruktori i cili do t'i udhëzojë se si të bëjnë patinazh të sigurt në..

botuar më 24-12-18 8.15.PD

Protesta kundër procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm në Sofje

Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..

botuar më 24-12-18 6.00.PD

Parashikimi i motit për 18 dhjetorin 2024

Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..

botuar më 24-12-17 7.35.MD