Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mësime bullgare - pse një grusht shteti ushtarak nuk çon në "përtëritje"?

Qytetarët e Sofjes dynden për të lexuar manifestin mbretëror me dekret-ligjin për pushtetin e ri të puçistëve
Foto: Agjencia Shtetërore "Arkivat"

90 vjet më parë, më 19 maj 1934, lëvizja "Zveno" dhe Bashkimi Ushtarak në Bullgari kryen një grusht shteti pa gjak. Në emër të modernizimit të vendit, të quajtur "përtëritje", ata shfuqizuan Kushtetutën e Tërnovos, ndaluan partitë dhe organizatën revolucionare maqedonase VMRO. Data është një pikë kufitare midis një grushti të mëparshëm ushtarak më 9 qershor 1923 dhe grushtit të shtetit që pasoi me ndërhyrjen ushtarake sovjetike më 9 shtator 1944. Si lider në të u dalluan, koloneli Damjan Vellçev, nënkoloneli rezervë Kimon Georgiev dhe krijuesi i "Zveno" Dimo Kazasov. Prof. Daniell Vaçkov, drejtor i Institutit për Studime Historike në Akademinë Bullgare të Shkencave, shpjegoi për Radio Bullgarinë se marrja e dhunshme e pushtetit ishte nxitur nga faktorë objektivë dhe subjektivë.

Prof. Daniell Vaçkov

“Arsyet objektive janë se në këtë periudhë pas Luftës së Parë Botërore, kriza, e cila është gjithëpërfshirëse – politike, morale, në periudha të caktuara ekonomike, krijonte kushte të favorshme për të kërkuar zgjidhje me grusht shteti, jo me mjete demokratike.Faktori subjektiv është se këta janë njerëz që në parim, veçanërisht Damjan Vellçev, por në një farë kuptimi edhe Kimon Georgiev, nuk e duan demokracinë. Ata duan të krijonin një formë të qeverisjes së fortë ushtarake, jo të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli.”

Mbreti Boris dhe puçistët në inaugurimin e Monumentit Shipka në gusht 1934

Profesori thotë se lidhja e puçistëve të vitit 1934 me Jugosllavinë mbretërore është e dukshme.

“Ajo ishte financiare, në një farë kuptimi ideologjike, sepse njerëzit që do të merrnin pjesë, me sa duket, mendonin se Bullgaria duhet të kërkonte afrimin me Jugosllavinë. Sidomos në qarqet antimonarkiste pretendohej të zbatohet një projekt në të cilin Bullgaria të bëhet pjesë e Jugosllavisë. Këto projekte në periudhën ndërmjet dy luftërave tentonin të sakrifikonin monarkinë bullgare. Ideja e sovranitetit në përgjithësi sakrifikohej në njëfarë kuptimi. Sepse është shumë e qartë se përfshirja e Bullgarisë në një projekt jugosllav, le ta quajmë projekt, do të lidhej me nënshtrimin e sigurt të Bullgarisë nga Serbia. Ndonëse një ide e tillë ekzistonte edhe gjatë qeverisjes së Aleksandër Stambolijski*.”

Kimon Georgiev në mikrofonin e Radio Sofjes, duke lexuar një fjalim për hapjen e monumentit të Shipkës në 1934. Mbreti Boris e shikon atë dhe e dëgjon me përbuzje të dukshme

Historiani nuk i pranon spekulimet se po të mos kishte pasur grusht shteti, për shkak të veprimtarisë së VMRO-së së Ivan Mihajlovit, Bullgaria do të kërcënohej me okupim nga Pakti Ballkan**.Ai dyshon edhe në kujtimet e disa pjesëmarrësve në ngjarje se ata ishin gati të vrisnin Mbretin Boris III nëse ai do të kundërshtonte ndryshimin. Ai komenton edhe pse në vlimin intelektual të viteve të ndërmjetme, në rrethin “Zveno” shohim artistë të rëndësishëm bullgarë të tunduar nga politika.

Komon Georgiev dëgjon fjalimin e mbretit në inaugurimin e monumentit Shipka në vitin 1934

“Ne kemi shfrytëzimin tipik, për fat të keq, të intelektualëve në politikë. Sidomos  nëse ata nuk janë mjaft të kujdesshëm që idetë dhe kërkimet e tyre mund të shfrytëzohen nga politikanë keqdashës. Pas Luftës së Parë Botërore, bota ishte në një kërkim të madh për një zgjidhje. Demokracia klasike u vu në dyshim seriozisht për dështimin e saj për të parandaluar katastrofën e madhe të Luftës së Parë Botërore. Shumë intelektualë kërkonin zgjidhje në lëvizjet e reja radikale politike që sot historia i ka dënuar kategorikisht si antinjerëzore - e kam fjalën për fashizmin, komunizmin, nacional-socializmin. Mjaft intelektualë seriozë janë të lidhur me këto lëvizje.Kur ndodhi grushti i shtetit në 1934, kishte një ndjenjë se regjimet autoritare e kishin përballuar më mirë krizën ekonomike sesa demokracitë liberale.”

Puçistët e 19 majit përfituan nga zhgënjimi i madh dhe morali i ulët politik në qeverisjen e koalicionit pesëpartiak të “Bllokut Popullor”. Ata erdhën me premtimin e “rinovimit” publik dhe shtetëror. Por puçistët e humbën shpejt mbështetjen publike. Më në fund, pa asnjë përmbysje, duke përdorur vetëm kontradiktat e brendshme midis puçistëve, Mbreti Boris III arriti t'i largonte ata në mënyrë shumë elegante dhe pa gjak nga pushteti.

Mbreti Boris III hoqi në mënyrë elegante puçistët e vitit 1934

“Grushti i shtetit u realizua me idenë se do të realizonte një transformim të plotë të shoqërisë në drejtim të modernizimit dhe në të njëjtën kohë në një, siç thonin ata, nacionalizëm të mirë. Ata deshën të kthehen në epokën e Rilindjes si një epokë vlerash dhe bashkimi të kombit bullgar. Mirëpo, “Renovimi” vuante nga problemet e kësaj mode në përgjithësi. Një regjim që tregon ende se duhet të kesh njëfarë lidhjeje me shoqërinë. Kjo nuk është këtu. Gjithçka zhvillohej në mënyrë të fragmentuar, ndonëse në “ripërtëritje” të ishin përfshirë jo pak figura kulturore me autoritet. Në përgjithësi, ajo filloi të burokratizohet. Ajo filloi të funksionojë vetë pa mbështetjen e publikut që vërtet nevojitet për të realizuar një politikë të tillë.”

*Aleksandër Stambolijski është lider i partisë bujqësore BZNS, ai ishte kryeministër nga viti 1919 deri në vitin 1923. Regjimi i tij autoritar, i quajtur diktaturë fshatare, u rrëzua nga një grusht shteti ushtarak më 06.09.1923.

** Pakti Ballkanik u nënshkrua më 9 shkurt 1934 nga Turqia, Greqia, Rumania dhe Jugosllavia kundër politikës së Bullgarisë për të kërkuar një rishikim paqësor të kufijve të vendosur pas Luftës së Parë Botërore.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Ivo Ivanov,  Agjencia Shtetërore "Arkivat"





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Pixabay, wikipedia.org;
kolazhi: Ivan Petrov

Ljuben Karavellovi dhe lufta e popullit shqiptar për pavarësi

Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..

botuar më 24-11-28 7.00.PD

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Herakleja Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD