Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë.
Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe Kulturës Bullgare dhe e Letërsisë Sllave.Këtë ditë, në sallën e koncerteve "Bëllgaria", në kuadër të edicionit të 55-të të Festivalit Ndërkombëtar "Javët Muzikore të Sofjes", do të mbahet Koncerti Jubilar i Shkollës Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov". Ai i kushtohet 120 vjetorit të themelimit të institucionit arsimor, si dhe 120 vjetorit të lindjes së mbrojtësit të tij, kompozitorit Ljubomir Pipkov.
Filarmonia e të Rinjve "Sofja" dhe Kapela Korale e të Rinjve - të dyja nën drejtimin e maestros Sllavill Dimitrov - do të prezantojnë vepra të kompozitorëve Aleksandër Borodin, Kamij Sen-Sans, Frederik Shopen, Ljubomir Pipkov dhe Panço Vlladigerov.
Si të ftuar specialë do të marrin pjesë yjet e dashur dhe me famë botërore pianisti Ljudmill Angellov dhe violinisti Vesko Eshkenazi, gjithashtu të diplomuar në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov".
Ekspozita jubilare kushtuar Shkollës mund të shihet nga 21 maj në vet shkollë. Një kulm i saj është zbulimi i një basorelievi të kompozitorit të njohur, emrin e të cilit mban shkolla e muzikës.
Të dy aktivitetet zhvillohen nën patronazhin e Ministrisë së Kulturës.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Allbena Bezovska, musicabulgara.com, sofiaphilharmonic.com, Radio Shumen,Më 10 gusht 1915, avioni i parë bullgar u testua në Bozhurishte. Projektuesi i tij ishte shpikësi Asen Jordanov, emri i të cilit është pjesë e teksteve shkollore me të cilat trajnohen të gjithë pilotët dhe inxhinierët e ardhshëm edhe sot. Që..
Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025. "Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga..
Biblioteka Rajonale “Pejo K. Javorov” në Burgas është mikpritëse e forumit me temë: “Burgasi – pikë ndërthurjeje e trashëgimisë industriale, ndjeshmërisë ekologjike dhe potencialit kulturor”, njoftojnë organizatorët nga ekipi i Fondacionit Bullgar për..