Nga Roma, presidenti bullgar Rumen Radev i dërgoi mesazh Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, se Bullgaria pret ndryshim në retorikë dhe fund sa më të shpejtë të gjuhës së urrejtjes. RSM duhet të tregojë se me të vërtetë dëshiron të jetë pjesë e një Evrope të bashkuar duke i përmbushur të gjitha kërkesat që i ka paraqitur BE-ja”, ka theksuar Radev para gazetarëve. Presidenti tha se delegacioni bullgar nuk ka mundur të takohet me delegacionin e RSM-së, i cili gjithashtu po viziton Romën dhe Vatikanin me rastin e 24 majit.
Nga ana e saj, presidentja e RSM-së u tha gazetarëve se ajo dhe presidenti bullgar Rumen Radev kanë shprehur dëshirë për një takim, por takimi nuk është zhvilluar për shkak të programeve të ngjeshura të dy delegacioneve. “Dëshirën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për dialog e shoh si një shenjë pozitive. Vetëm përmes dialogut do të forcojmë besimin e ndërsjellë, do të zgjidhim të gjitha çështjet e diskutueshme dhe do të hapim derën e RSM-së për në BE. Shpresoj dhe apeli im është që ky takim të bëhet sa më shpejt” - komentoi fjalimin e presidentes maqedonase Siljanovska kreu i shtetit bullgar Rumen Radev.
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..