Fluturime çarter nga Meksika deri në Sofje do të kryhen çdo dy javë deri në fund të nëntorit 2024, raporton bgtourism.bg. Pak ditë më parë në Aeroportin e Sofjes u ul një avion i një kompanie ajrore bullgare me 320 turistë meksikanë. Ky është fluturimi i parë çarter nga vendi i Amerikës Latine deri në Ballkan.
Rreth 5000 mysafirë nga Meksika pritet të vizitojnë vendin tonë gjatë udhëtimeve të organizuara nga ne dhe një operator turistik meksikan. Turistët do të eksplorojnë pamjet e Bullgarisë dhe të vendeve fqinje të Ballkanit. Ata do të udhëtojnë me autobusë, shumë prej të cilëve janë në pronësi të transportuesve bullgarë.
Programi përfshin 4 seri të ndryshme turnesh. Itinerari më i njohur dhe i dëshiruar është 12 ditë dhe përfshin Bullgarinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kroacinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Serbinë, me stacionin e fundit sërish Bullgarinë.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..