Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive.
Nëse menjëherë pas zgjedhjeve të 9 qershorit të këtij viti formohet një qeveri e qëndrueshme dhe shmanget një periudhë e zgjatur paqëndrueshmërie e ngjashme me atë mes viteve 2021 dhe 2023, agjencia nuk pret një vonesë të konsiderueshme në hyrjen e vendit tonë në eurozonë. Edhe nëse nuk e aplikojmë euron në vitin 2025, kjo me shumë mundësi do të ndodhë jo më vonë se 1 janari 2026, parashikon S&P Global Ratings.
Sipas agjencisë, ekonomia bullgare ka perspektiva të forta për rritje në vitet e ardhshme. Parashikimi është për rritjen reale të PBB-së prej pak më pak se 3% mesatarisht në 2025-2027.Prioritetet kryesore të biznesit – anëtarësimi në Eurozonë dhe Shengen me bazë tokësore, mbeten në plan të dytë. Ata janë motorët që mund t'i japin një shtysë ekonomisë dhe mungesa e një qeverie të rregullt i pengon ato të arrihen, tha për BNR..
Pas publikimit në "Financial Times" se kompania ruse "Lukoil" po përgatitet t'i shesë rafinerinë në Burgas të Bullgarisë një konsorciumi kataro-britanik deri në fund të vitit, kompania lëshoi një qëndrim zyrtar. Në një letër për mediat, pronari i rafinerisë..
Ministri në detyrë i еnergjisë, Vlladimir Malinov, njoftoi në një konferencë se as ai dhe as Ministria e Energjisë nuk kanë informacion për shitjen e Lukoil Neftohim Burgas. Dje, Financial Times, duke cituar burimet e veta, raportoi se gjigandi rus i..