Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

Bullgari fitoi çmimin e madh në kategorinë "Portret" të Organizatës Botërore të Fotografisë

14
Foto: Arkiva personale

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e internetit të Organizatës Botërore të Fotografisë. Në një ceremoni të veçantë në Londër më 18 prill, projektit iu dha çmimi i parë në kategorinë "Portret" konkursin për profesionistë Sony World Photography Awards të World Photography Organisation. Këtë vit, rreth 400,000 foto nga autorë nga më shumë se 220 vende morën pjesë në një nga konkurset më prestigjioze të fotografisë, të krijuar në vitin 2007. Imazhet vlerësohen në mënyrë anonime nga një juri e veçantë.
Krapec, Bullgari, 2023
"Baba dhe Bir" është një projekt afatgjatë dhe ndërkombëtar që Valerij Poshtarov e filloi në vitin 2020 në vendlindjen e tij Bullgari. Përpara objektivit të tij qëndrojnë baballarë e djemt e tyre nga Serbia, Turqia, Maqedonia e Veriut, Armenia, Gjeorgjia dhe Greqia të kapur për dore, në një moment afërsie. Kështu, nëpërmjet personazheve të tij që Valerij adhuron, ai na bën të mendojmë për diçka shumë më të madhe përtej identitetit personal - Kush jemi ne, si pjesë e një mjedisi, e një identiteti kulturor? Çfarë trashëgojmë nga paraardhësit tanë, çfarë marrim, pasurojmë dhe ndryshojmë prej tyre? Dhe sa guxim duhet në fakt për t’i kapur dorën njëri-tjetrit.

“Gjithçka nisi nga një shëtitje në mëngjes, kur unë po çoja dy djemtë e mi në shkollë dhe po i mbaja të kapur për dore. Përballë nesh kaloi një baba tjetër që na pa dhe tha: “Oh, ju jeni për një foto!”. Kështu që ai bëri shkrepjen e parë në atë mënyrë - verbalisht. Dhe fillova të mendoj se ndoshta me të vërtetë në një moment, ne si burra kemi nevojë ta lëmë dorën e babait tonë dhe të zbulojmë veten. Por vendosa t'i provoja vetes se kjo marrëdhënie mund të ishte ende e gjallë. Më pas lindi ideja për të bërë një portret të babait dhe gjyshit tim, i cili atëherë ishte 95 vjeç, të dy të kapur për dore”.
Pazarxhik, Bullgari, 2023
Një vit më vonë, gjatë pandemisë, Valerij e bën këtë shkrepje pa pasur energji apo dëshirë për asgjë më shumë. 

“Isha para një shtëpie në periferi të Sofjes, nga ku dolën një burrë dhe një grua dhe gruaja mbante në dorë një portret të një burri të ri në kornizë. Fillimisht mendova se do të më dëbonin sepse fotografova shtëpinë e tyre. Ajo erdhi tek unë dhe më tha: "Ne kishim një djalë të vetëm që vdiq tetë muaj më parë. Burri im dëshiron shumë që ju t’i bëni një foto me të”. Dhe kur kjo ndodhi, kur mendimet e mia u realizuan në një situatë me njerëz krejtësisht të panjohur, zbulova lidhjen mes neve njerëzve. Madje përtej marrëdhënies babë-bir. Dhe kuptova se ne jemi vërtet këtu për një kohë shumë të shkurtër, së bashku, dhe kemi mundësinë të shkëmbejmë energji. Dhe ky shkëmbim është ajo që vazhdon të më emocionojë”.
Blagoevgrad, Bullgari, 2023
Kështu, në vitin 2020, në realitetin e izolimit dhe të tjetërsimit nga ekzistenca jonë normale, Valerij Poshtarov niset në gjurmët e afrimitetit. Qoftë edhe vetëm në një shkrepje fotografie. "Isha shumë i lumtur që shëtita nëpër të gjitha 28 rajonet e vendit dhe ndoshta në çdo qytet të Bullgarisë për të kërkuar për baballarë dhe djem," tha fotografi për Radio Bulgarinë dhe pranon se vetë kërkimi i personazheve në këtë projekt është pjesë thelbësore e procesit.
Gveleti, Gjeorgji, 2023
"Është shumë e rrallë që ne gjejmë baballarë dhe djem që jetojnë së bashku në të njëjtin komunitet ose të kenë një marrëdhënie reale me njëri-tjetrin si të rritur. Dhe kjo në vetvete mendoj se nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhëniet midis burrave në një shtëpi, ne po flasim për marrëdhëniet midis brezave, që do të thotë të gjesh lidhjen midis vlerave. Dhe kjo kapja e duarve është pikërisht ajo ura e nevojshme.

Sa i përket vetë fotografisë – nuk është qëllim në vetvete, por shprehje e një akti të realizuar reciprociteti dhe emocionaliteti të sinqertë, që besoj se ndihet, na thotë Valeri.
Dzimiti, Gjeorgji, 2023
Pas punës në një sërë vendesh të Ballkanit, Gjeorgjia doli të ishte vendi ku Poshtarov fotografoi "Baba dhe Bir" për kohën më të gjatë. Ai arrin të vizitojë të gjitha zonat e saj gjeografike falë partneritetit me National Geographic dhe financimit nga Bashkimi Evropian.

Thjesht gjeografikisht, ky projekt po zhvillohet me idenë për të rindërtuar këtë nocion të një identiteti kulturor që ruan disi shenjat e tij në vende të ndryshme në mënyra të ndryshme dhe në të njëjtën kohë, duke mbajtur në vetvete universalitetin e tij ekzistencial. Dallimet i shoh shumë kur punoj në vende të ndryshme dhe sërish kanë të bëjnë me prejardhjen kulturore të tyre. Sepse, siç thashë, kjo mbajtje për dore mes babait dhe djalit është ruajtja e disa vlerave të përbashkëta dhe në vendet ku ka apo ka pasur konflikte së fundmi, brezi i ri e ka shumë më të vështirë të njohë vlerat e të mëparshmes dhe të shohë të ardhmen në to. Mendoj se nuk e dimë, por në Bullgari, sado që flitet për këto boshllëqe midis brezave, ato nuk janë aq drastike sa në shumë vende të tjera të botës. Nëse do të më duhej të pranoja ndonjë urim, do të ishte për vetë veprën, për vetë fotografitë, si një arritje jo për mua, por për njerëzit që patën guximin të bashkonin duart dhe të jepnin këtë shembull. Nëse një baba e një bir e kanë të vështirë t’i japin dorën njëri-tjetrit, çfarë mbetet për pjesën tjetër të njerëzve?'

Zanave, Gjeorgji, 2023
E megjithatë ka shpresë. “Unë besoj se ne njerëzit jemi si pika që, nëse i lidhim së bashku, mund të pikturojmë pamjen më të bukur të njerëzimit”, thotë Valerij.

Një ekspozitë e projektit "Baba dhe Bir" mund të shihet aktualisht në Tbilisi, Gjeorgji. Deri më 6 maj, të gjitha imazhet fituese të çmimeve nga Konkursi Botëror janë gjithashtu të ekspozuara në Somerset House në Londër, pas së cilës ekspozita do të udhëtojë nëpër botë. Në verë, “Baba dhe Bir” do të shfaqet në një ekspozitë të madhe në qytetin italian të Cortona-s dhe pak më parë Valerij Poshtarov do të bëjë foto nga rajoni për t’i përfshirë në të. Fotografitë nga projekti në format të madh do të ekspozohen në ambient të jashtëm në muajt e ardhshëm edhe në Francë. Në vjeshtë, projekti do të shfaqet në kuadër të takimeve tradicionale të fotografisë në Plovdiv, në Galerinë e Arteve të qytetit.
Valerij Poshtarov

Lexoni më tepër:

Foto: Arkiva personale Valerij Poshtarov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Daniell Spasov

Daniell Spasov për kuptimin e harruar të traditës "Koleduvane"

Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..

botuar më 24-12-26 6.05.PD

Skulptori Jusein Jusuf shndërroi një shatërvan në një galeri në mes të pyllit

Si një galeri arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçe, rajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë Jugore. Fillimi i ndërtimit u dha në vitin 1985 nga babai i Jusein Jusufit dhe një vit më vonë, kur..

botuar më 24-12-22 7.05.PD
Drejtori i Përgjithshëm i BTA Kirill Vëllçev ia dorëzon çmimin e madh

U dorëzuan çmimet në festivalin "Ritoni I Artë" në Plovdiv

Fitues të mëdhenj në edicionin e 28-të të Festivalit të Kinemasë Dokumentare dhe të Animuar Bullgare "Ritoni i Artë" janë filmi i animuar “Një sup i bardhë për një burrë të zi" i regjisorit Henri Kulev dhe filmi dokumentar "Dëshira e Gerit" nga Tonisllav..

botuar më 24-12-20 10.49.PD