Më 29 maj, mbetjet mortore të mbretit bullgar Ferdinand do të transportohen nga qyteti gjerman i Koburgut në Sofje me një avion ushtarak. Arkivoli do të ulet solemnisht dhe do të vendoset në një makinë vdekjeje, e cila do të udhëtojë për në pallatin mbretëror “Vrana”.
Ceremonia mortore do të zhvillohet para hyrjes qendrore të “Vrana”, pas së cilës arkivoli do të vendoset në hollin qendror, ku do të ketë një lamtumirë të shkurtër në rreth familjar. Pas kësaj, dyert e pallatit do të jenë të hapura për qytetarët që dëshirojnë të bëjnë nderimet e fundit para arkivolit të mbretit të ndjerë Ferdinand”.
Kthimi i eshtrave të mbretit Ferdinand vjen 76 vjet pas vdekjes së monarkut. Deri më tani, eshtrat preheshin në kriptën e kishës së Shën Agustinit në qytetin bavarez të Koburgut.
Lexoni më tepër:
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..