Qëllimi kryesor i NATO-s nuk është të bëjë luftë, por të parandalojë luftën. Jemi të fortë sepse jemi të bashkuar. Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që po mbahet në Sofje. “NATO është aleanca më e fortë dhe më e suksesshme në histori, sepse ajo na bashkon, na ndihmon të zhvillohemi dhe të përshtatemi ndërsa bota ndryshon. Ne jetojmë në një botë të rrezikshme sot dhe duhet t'i përgjigjemi kësaj", tha Stoltenberg. “Ne propozojmë të biem dakord për një rol më të madh në përkrahjen ndaj Ukrainës. Aleatët po punojnë për këtë propozim. Le të biem dakord për një rol më të fortë të NATO-s. Duhet një organizim më i mirë”, tha Stoltenberg dhe theksoi se 2/3 e vendeve në aleancë parashikojnë tashmë 2% të shpenzimeve të tyre për mbrojtjen.
Ukraina do të jetë më e dobët nëse vazhdojmë ta mbështesim vendin me masa të pamjaftueshme, tha presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s Michał Szczerba. Vendi i Ukrainës është në NATO, në Samitin e NATO-s në Uashington duhet të themi qartë se anëtarësimi i Ukrainës ka ecur në një rrugë të pakthyeshme.Gjysma e botës po mban zgjedhje, regjimet autokratike i shohin këto zgjedhje si objektiva sulmi për të na bërë më të dobët, theksoi ai.
NATO është një zgjedhje civilizuese dhe një garanci e sigurisë. Rusia dëshiron të gërryejë sigurinë evropiane duke rritur ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor dhe në rajonin e Detit të Zi, tha në Asamble kryeministri bullgar në detyrë Dimitër Gllavçev. Ne kemi nevojë për një prani të NATO-s në rajon, bëri thirrje kryeministri.Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë Ekzekutive për Hardhinë dhe Verën, Krasimir Kojev, në Plovdiv, ku po zhvillohet Konferenca e Nëntë..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..