Banka Kombëtare Bullgare (BNB) publikoi "Rishikimin e masave të vendosura për rreziqet me të cilat përballet sistemi bankar", nga kreditë e siguruara me hipotekë për banesat dhe pasuritë e paluajtshme. “Shqetësime të tilla kanë arsye serioze duke pasur parasysh situatën e tregut të pasurive të paluajtshme në vend para dhe pas krizës financiare botërore, kur çmimet fillimisht u rritën me shpejtësi dhe kërkesa për pasuri të paluajtshme ishte stimuluar nga kreditë bankare dhe pas krizës ato u ulën për shkak të aksesit të vështirë në financim dhe daljes në treg të pronave të blera me kredi që nuk mund të paguheshin më”, thuhet në analizë.
Kriza globale financiare e 2008/2009 ndryshoi plotësisht situatën. Qasja në kredi u kufizua ashpër dhe kërkesa për pasuri të paluajtshme ngriu. Ky episod nuk duhet harruar dhe duhet të shërbejë gjithmonë si një kujtim për pritshmërinë tepër optimiste për tregun e pasurive të paluajtshme (dhe aksioneve), paralajmëron BNB.Lexoni më shumë:
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..