Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 28 majin

Deri në mesditë do të jetë me diell, pastaj do të ketë vranësira dhe reshje shiu

Foto: BGNES

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12°, në Sofje 10°. Pas mesditës do të mbajë vranësira në vend. Do të ketë reshje të shkurtra me bubullima dhe mundësi për breshër. Temperaturat maksimale do të jenë nga 20 deri në 25°, në kryeqytet - 20°.

Deri në mesditë në Detin e Zi do të mbajë mot me diell, por në veri do të ketë vranësira. Më pas do të ketë vranësira edhe në jug. Do bjere shi. Temperaturat e ajrit do të jenë 18-20°. Uji i detit është 18-19°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Deri në mesditë do të mbajë mot me diell në zonat malore, pastaj do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 15°, në 2000 m deri në 7°.

Ditën e mërkurë do të jetë me diell deri në mesditë. Pas mesditës në shumë vende do të ketë reshje shiu.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Borisllav Sarafov

Borisllav Sarafov kërkoi imunitetin e pesë deputetëve nga "Vëzrazhdane"

I ngarkuari me postin e prokurorit të përgjithshëm, Borisllav Sarafov, i dorëzoi Kuvendit Popullor propozimin për heqjen e imunitetit të katër deputetëve të Partisë “Vëzrazhdane” për shkak të vandalizmit gjatë protestës para ndërtesës së Komisionit..

botuar më 25-02-28 9.38.PD

Parashikimi i motit për 28 shkurtin 2025

Ditën e premte do të mbajë mot kryesisht i vranët, para mesditës vende-vende me mjegull në ultësira. Në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Jugore do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në Sofje - 2°, ndërsa..

botuar më 25-02-27 7.35.MD

Bullgaria është e para në BE për sa i përket përqindjes së njerëzve me paga të ulëta

14.7% e punëtorëve në BE morën paga të ulëta në vitin 2022. Sipas përkufizimit, me paga të ulëta janë punëtorët që fitojnë dy të tretat ose më pak të pagës mesatare bruto për orë në vend. Në Bullgari, përqindja e personave me paga të ulëta është më..

botuar më 25-02-27 5.46.MD